1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Taksa gjermane e solidaritetit

Martin Koch / Pandeli Pani24 Korrik 2013

Disa qytete dhe komuna në Gjermaninë Lindore kanë përfituar vërtet prej parave të mbledhura me anë të kësaj takse, dhe ato po lulëzojnë falë donacioneve bujare në të holla.

https://p.dw.com/p/19DFW
Fotografi: picture-alliance/dpa

Para njëzet vjetësh politikanët gjermanë miratuan pas bashkimit të Gjermanisë një lloj takse që quhet "taksa e solidaritetit". Me të ardhurat e mbledhura prej kësaj takse janë mbështetur zonat e pazhvilluara dhe ekonomikisht të dobëta në lindje të Gjermanisë. Kjo taksë shtesë për të gjithë qytetarët parashikohet që të jetë në fuqi deri në vitin 2019, por kancelarja Merkel do që kjo taksë të vazhdojë të mbetet në fuqi edhe pas këtij viti.

Disa qytete dhe komuna në Gjermaninë Lindore kanë përfituar vërtet prej parave të mbledhura me anë të kësaj takse, dhe ato po lulëzojnë falë donacioneve bujare në të holla. Por jo të gjithë janë të kënaqur nga taksa e solidaritetit. Kundër saj janë si Shoqata e Tatimpaguesve (BdSt) ashtu dhe Partia liberale FDP. Kjo parti është madje hapur në një kurs përplasje me partnerin e madh në koalicionin qeveritar dhe pak para zgjedhjeve e ardhmja e "taksës së solidaritetit" po bëhet objekt konflikti.

Dossierbild 3 Solidaritätszuschlag
Qytete dhe komuna në Gjermaninë Lindore kanë përfituar prej parave të mbledhura me anë të kësaj takseFotografi: picture-alliance/dpa

Gjendje e keqe në perëndim

Rreth 13 miliardë euro në vit mbledh qeveria federale gjermane përmes taksës së solidaritetit. Këto para nuk hyjnë në ndonjë fond të poaçëm, por në buxhetin e shtetit. Tani në gjendje të keqe, madje edhe më të keqe se ato në lindje janë edhe shumë qytete dhe komuna në perëndim të Gjermanisë, si p.sh. Oberhausen, Duisburg apo Gelsenkirchen. Për këtë disa politikanë të CDU-së propozojnë që "taksa e solidaritetit" të vazhdojë të jetë në fuqi edhe pas vitit 2019 si "fondi për Gjermaninë".

Joachim Wieland, profesor për ligjet për taksat pranë Universitetit të Spajerit thotë se kalimi nga një lloj takse në një lloj tjetër nuk mund të bëhet sipas ligjit duke i ndryshuar emrin. Parlamenti duhet të miratojë për një taksë të re një ligj të ri dhe kjo duhet të kalojë edhe në Këshillin e Federatës.

Pa solidaritet

Shoqata e Tatimpaguesve kritikon se deri në vitin 2017 shteti do të mbledhë 700 miliardë euro taksa dhe prandaj duhet të heqë dorë nga "taksa e solidaritetit". Kryetari i kësaj shoqate Reiner Holznagel tha në intervistë me DW "se me këto para mund të nxitet koniuktura, por edhe mund t'u jepej mundësi më e madhe qytetarëve që të kujdesen për pensionin."

Wolfgang Schäuble CDU Rainer Brüderle FDP schlechte Laune
Wolfgang Schäuble dhe Rainer Brüderle nga Partia liberale FDP e cila eshte kundër taksës së solidaritetitFotografi: picture alliance/dpa

Po ashtu Holznagel tha se "taksa e solidaritetit" shpesh nuk ka shumë solidaritet sepse nga 14 miliardë euro që mblidhen, vetëm 10 miliardë përdoren sipas qëllimit, kurse të tjerat i mbeten Ministrisë së Financave.

Ide e mirë

Kancelarja Merkel do që taksa e solidaritetit të vazhdojë të mbetet në fuqi për të ndërtuar dhe riparuar rrugët dhe hekurudhat si dhe për të shlyer borxhet publike. Në këtë pikë dakord me të është madje edhe opozita socialdemokrate. Pro kësaj takse është edhe Shoqata e Komunave dhe e Bashkive. Sipas kryetarit të saj Gerd Landsberg me paratë nga kjo taksë mund të kemi rrugë më të mira, shkolla më të mira, apo më shumë mësues.

Kurse zëvendëskryetari i grupit parlamentar të partisë E Majta kërkon që diskutimi për këtë taksë të mos përdoret si këmbanë në fushatën elektorale, sepse ka nevojë për një diskutim serioz. Për diskutime të tilla parlamentarët kanë kohë deri në vitin 2019.