1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Takimi Merkel - Sarkozy: Ta forcojmë së bashku Bashkimin Evropian

Gjermania dhe Franca kanë tejkaluar mosmarrëveshjet rreth politikës financiare të BE-së. Për shkak të dobësimit të euros dhe nevojës së respektimit të paktit të stablitetit, Merkel dhe Sarkozy u angazhuan për kompromis.

Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy

Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy

Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy kishte planifikuar që ta realizojë në fakt vizitën në Berlin një javë më parë, por takimi u shty. Ndër shkaqet e shtyrjes ishin edhe mosmarrëveshjet mes kancelares Merkel dhe presidentit Sarkozy, për politikën evropiane të financave. Këtë të hënë ata i tejkaluan mosmarrëveshjet. Ata të dy duan që në samitin e ardhshëm në Bruksel të mos paraqiten si frenues por si motor të BE-së.

Sarkozy bëri të ditur se bisedimet nuk ishin të lehta, por në fund ai dhe Merkel ishin të kënaqur. "Faleminderit i dashur Nicolas që sot je këtu me ne. Mendoj se Gjermania dhe Franca kanë dëshmuar se jemi të gatshëm të veprojmë dhe se duam të veprojmë në formimin e ardhmërisë së Evropës."

Kompromisi i arritur është: të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së dhe jo vetëm 16 vendet e zonës së eruos, siç kishte propozuar Sarkozy, duhet që të harmonizojnë në të ardhmen ngushtë politikën e tyre ekonomike. Ai propozonte madje edhe krijimin e një sekretariati të të ashtuquajturës qeveri ekonomike, por Merkel e kundështoi këtë ide. "Franca ka përdorur nocionin qeveri ekonomike, të cilin me dëshirë do të përdorë edhe unë, për të thënë se të 27 vendet do të krijojmë këtë qeveri ekonomike, me qëllim që të mos ketë përçarje brenda tregut të përbashkët. Do të thotë, duhen krijuar institucione të reja, por në rast nevoje duhet të jemi fleksibël dhe t'i zgjidhim problemet në mënyrë pragmatike, siç ka thënë presidenti francez."

Ministri gjerman i financave Wolfgang Schaeuble dhe ministrja franceze Christine Lagarde.

Ministri gjerman i financave Wolfgang Schaeuble dhe ministrja franceze Christine Lagarde.

Pjesa pragmatike e zgjidhjes së problemit qëndron në faktin se, kur ekziston nevoja, qeveritë e 16 vendeve të zonës së euros mund të ulen shpejt e shpejt dhe të arrijnë marrëveshje, nëse marrëveshja mes 27 vendeve duket tepër e komplikuar. Kriza në Greqi ka treguar se sa i domosdoshëm është një veprim i tillë. Sarkozy u shpreh i kënaqur me këtë kompromis, edhe pse tani për tani në Paris nuk do të ketë ndonjë institucion financiar që do të ishte si kundërpeshë e Bankës Qëndrore Evropiane. "Ne të dy kemi bërë nga një hap drejt njëri-tjetrit. Evropa ka pritur që Gjermania dhe Franca të arrijnë marrëveshje për hapat që duhet ndërmarrë si pasojë e krizës."

Këtu bën pjesë edhe propozimi i përbashkët për krijimin e mekanizmave të sanksioneve kundër vendeve të BE-së që nuk i rregullojnë buxhetet e tyre, siç është për shembull marrja e të drejtës së votës. Në samitin e Brukselit duhet të sqarohet nëse për këto masa duhet edhe ndryshimi i Marrëveshjes së BE-së.

Autor: Nina Werkhäuser/ Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM

  • Data 15.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Nqwg
  • Data 15.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Nqwg