1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Takimi i parë i kancelares me Hollande

Gjermania dhe Franca do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë për çështjet e politikës europiane.

Gjermania dhe Franca do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë për çështjet e politikës europiane. Këtë e theksuan si kancelarja gjermane Angela Merkel, ashtu edhe presidenti i ri francez, François Hollande, të martën në Berlin. Të dyja vendet duan të paraqesin në samitin e BE-së në fund të qershorit propozime të përbashkëta për më shumë rritje ekonomike. Merkel dhe Hollande po ashtu janë të mendimit se Greqia e zhytur në borxhe duhet të mbështetet, si edhe të qëndrojë në eurozonë. Presidenti socialist francez Hollande pak orë pas betimit në pallatin Elysée udhëtoi drejt Berlinit për vizitën e parë zyrtare.

Kancelarja Angela Merkel priti të martën (15.05.12) në Berlin presidentin e ri francez

Treffen Merkel Hollande

Kancelarja Merkel e vlerësoi këtë hap: "Ne gëzohemi, që ai erdhi tek ne në ditën e parë të tij si president dhe aq më shumë, që ai erdhi, megjithëse avioni i tij u godit nga rrufeja. Në Berlin ai mbërriti më një orë e gjysmën vonesë, pasi avioni u godit nga një rrufë dhe duhej të kthehej. Hollande udhëtoi me një avion tjetër në drejtim të Berlinit. Vetë Hollande u shpreh: "Shpresoj të bindim europianët, se ne e kemi vullnetin që kancelarja dhe presidenti të punojmë së bashku për të dyja vendet, për marrëdhëniet gjermano-franceze dhe Europën."