1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Takimi i nivelit të lartë BE- Rusi

BE-ja vetëm do të duhej të shtypte pullën "reset" dhe të fillonte nga e para. Ky ishte sugjerimi i ministrit të Jashtëm të Finlandës Alexander Stubb, në prag të takimit të BE-së dhe Presidentit rus Dmitri Medvedjev.

Bisedohet kryesisht për sigurimin e furnizimit me gaz, por edhe për samitin e klimës.

Bisedohet kryesisht për sigurimin e furnizimit me gaz, por edhe për samitin e klimës.

Në takimin BE - Rusi, i cili zhvillohet të mërkurën në Stokholm do të bisedohet kryesisht për sigurimin e furnizimit me gaz, por edhe për samitin e klimës.

Në Rusi nuk pritet shumë nga ky samit. "Business as usual", pohon udhëheqësi i Fondacionit „Politika e Peterburgut“, Mihail Vinogradov. Sa i përket bisedimeve, politikanët dhe ekspertët kanë mendime të ndryshme. Për shembull, ambasadori rus në BE, Vladimir Çizov thotë se ruajtja e klimës zë vendin e parë. „Për Rusinë në vend të parë janë problemet globale. Përveç krizës financiare dhe ekonomike, në samit do të bisedohet edhe për ruajtjen e klimës, që përbën edhe një prej dallimeve kryesore të këtij samiti nga të tjerat. Në radhën e çështjeve globale unë do ta radhisja edhe atë të energjisë.“

Teaser Banner Russische Autorenkolumnen - Russland und Europa

Udhëheqësi i Fondacionit „Politika e Peterburgut", në anën tjetër, pohon se duhet përcaktuar prioritetet. Në veçanti sa i përket raporteve bilaterale.„Më e rëndësishmja është ardhmëria e Marrëveshjes së partneritetit mes Rusisë dhe BE-së, që për nëpunësit e të dy palëve është e një rëndësie të veçantë psikologjike. Më pas vjen tema e ruajtjes së klimës, për shkak të samitit të Kopenhagës. Tema e energjisë është interesante nga dy aspekte. Së pari, për krijimin e një sistemi të paralajmërimeve të hershme në furnizimin me energji, në rast destabilizimi të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Ukrainës. Dhe së dyti, projektet energjetike ruse. Moska ia doli që të bëjë përparime në projektin North dhe South-Stream.“

Dmitri Medwedew dhe Havier Solana.

Në Rusi nuk pritet shumë nga ky samit. Dmitri Medwedew dhe Havier Solana.

Edhe sa i përket furnizimit të Evropës me gaz rus, ekspertët dhe politikanët kanë qëndrime të ndryshme. Ambasadori Çizov mendon se Rusia dhe BE-ja duhet të veprojnë së bashku ndaj Ukrainës, sepse ndalja e furnizimit do të dëmtonte të dy palët. „Me keqardhje më duhet të konstatoj se aktualisht Ukraina po e përdor këtë çështje në fushatën elektorale. Prandaj BE-ja duhet të jetë pjesë e masave për sigurimin e furnizimit. Edhe sa i përket anës financiare të sigurimit të kalimit të gazit nëpër territorin e Ukrainës."

Ndërsa Vinogradov mendon se debatet rreth Ukrainës po e zhvendosin vëmendjen nga problemet kryesore. „Mendoj se çelësi i furnizimit qëndron në raportet stabile mes Moskës dhe Ukrainës. Në qoftë se largohen emocionet nga politika, raportet mes tyre do të jenë më stabile."

Autor : Jegor Vinogradov / Bahri Cani

Redaktoi : Aida Cama

DW.COM

  • Data 18.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KZZz
  • Data 18.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KZZz