1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Takimi i NATO-s: Gjermania kërkon çarmatimin bërthamor

Gjatë takimit të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes së NATO-s po diskutohet për mundësinë e ndërtimit të një sistemi të përbashkët për mbrojtjen raketore.

default

Takimi i fundit i ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes së NATO-s ishte përpara 11 vitesh. Asokohe u hartua koncepti i strategjisë së përbashkët. Por ndërkohë ky koncept duhet reformuar, mendon ministri gjerman i Mbrojtjes, Karl-Theodor zu Guttenberg. "Një koncept i ri është i domosdoshëm, sepse ky aktual bazohet në situatën e vitit 1999 dhe bota ka ndryshuar në shumë aspekte qysh prej asaj kohe. Gjithashtu kanë ndodhur fenomene të reja, nga të cilët duhet të mbrohemi dhe që NATO duhet t'i përpunojë një një koncept të ri të përbashkët."

Si për shembull terrorizmi mbarëbotëror, një ndër sfidat më të mëdha për NATO-n. Por edhe të ashtuquajturat sulmet kibernetike, ku hacker-at përpiqen të sabotojnë furnizimin me energji apo firma industriale të disa shteteve. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, përpiqet gjithashtu t'i bindë shtetet antare për të krijuar një sistem të ri të përbashkët për mbrojtjen nga raketat, ndonëse arkat janë bosh. Por një vendim përfundimtar mund të merret në nëntor, gjatë takimit të NATO-s në Lisbonë. "Unë shpreosj që të marrim një vendim gjatë këtij takimi. Ky do ishte një sinjal shumë i qartë, që do dëshmonte gadishmërinë tonë për të përmirësuar aftësitë tona në një kohë të kursimeve."

Çarmatimi bërthamor - prioritet i qeverisë gjermane

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Karl Theodor zu Guttenberg

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Karl Theodor zu Guttenberg

Sistemi i mbrojtjes nga raketat do të mbrojë për shembull nga sulmet me raketa të Iranit. Projekti është i diskutueshëm, edhe për Gjermaninë, megjithatë zu Guttenberg u shpreh i hapur: "Parimisht mendojmë se një sistem i tillë do të ishte i dobishëm, por mendojmë gjithashtu se tema si çarmatimi duhet të luajnë një rol shumë të rëndësishëm."

Qeveria gjermane do t'i bindë partnerët e saj në NATO për të filluar çarmatimin bërthamor dhe është e gatshme të heqë dorë edhe nga armët e mbetura bërthamore amerikane në vend. Por shumë shtete janë skeptike. Franca për shembull ka frikë së kështu mund të humbasë pozicionin e saj si fuqi bërthamore. Edhe SHBA-s nuk janë të bindura se propozimi i Gjermanisë është një ide e mirë. Ministri i amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates tha: "Nuk kam dëgjuar të ketë ndonjë lidhje mes sistemit për mbrojtjen nga raketat dhe çarmatimit bërthamor. Madje shumë parafolës thanë gjatë këtij takimi se sa kohë jetojmë në një botë me armë bërthamore, është e rëndësishme që NATO të mbetet një aleancë me armë bërthamore."

Autorë: Christoph Hasselbach/ Sonila Sand

Redaktoi: Esat Ahmeti

DW.COM