1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Takimi i liderëve në Maqedoni pa rezultat konkret

Liderët e katër partive më të mëdha politike në Maqedoni kanë përfunduar pa ndonjë rezultat konkret takimin e parë prej konflikteve në Kumanovë, të mbajtur me prezencën e ambasadorit të SHBA-ve dhe BE.

Nikolla Gruevski

Gruevski nuk tërhiqet

Liderët e katër partive më të mëdha politike në Maqedoni kanë përfunduar pa ndonjë rezultat konkret takimin e parë prej konflikteve në Kumanovë, të mbajtur me prezencën e ambasadorit të SHBA-ve në Maqedini Jess Baily dhe ambasadorit të BE-s Aivo Orav. Palët nuk ishin dakord.

Në takim është biseduar për zgjidhjen e krizës së rëndë politike, në të cilën ndodhet Maqedonia, pas publikimit të aferave të përgjimit dhe shkallëzimit të situatës së sigurisë me aksionin policor në Kumanovë. Pas takimit që ka zgjatur më shumë se 3 orë, nga katër liderët është miratuar një deklaratë e përbashkët.
"Në një javë të vështirë për shtetin, liderët u takuam për t'i dhënë përkrahje të përbashkët vlerave demokratike, përfshirë të drejtën e protestës dhe dënimin e dhunës, pavarësisht a është për qëllime kriminale apo politike. Ata gjithashtu u pajtuan të vazhdojnë dialogun për hirë të avancimit të axhendës euroatlantike për të mirën e të gjithë qytetarëve", thuhet mes tjerash në deklaratën e përbashkët.

Gruevski nuk jep dorëheqje

Zoran Zaev

Zoran Zaev paralajmëron

"Jam i gatshëm të punojmë për vendosjen e dialogut, ku do të shqyrtohen çështjet e rëndësishme për vendin, ka thënë kryetari i VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski. "Kishte ide të ndryshme dhe propozime. Nëse dëshironi të shihni përmes deklaratës mund të interpretohet se takimi ishte i suksesshëm, por nëse shohim për punë tjera mund të interpretohet se ishte i pasuksesshëm. Është herët të jepen kualifikime për takimin e parë ", është shprehur Gruevski, i cili ka hedhur poshtë mundësinë për të dhënë dorheqje, që është kërkesa kryesore e opozitës.

Populli është ai që vendosë se kush do të jetë kryeministër, kush do të jetë në pushtet e kush në opozitë. Tani për tani nuk japë dorëheqje. Sa i përket dialogut, ne jemi të gatshëm të punojmë për vendosjen e dialogut, në të cilin do të bisedohej për çështjet me interes për shtetin“, ka deklaruar kryeministri Nikolla Gruevski.

Zaev: Qeveria kalimtare shpëtim i vetëm

Ali Ahmeti

Ali Ahmeti, nuk flet

Lideri i opozitës Zoran Zaev ka thënë se në takimin e parë janë munduar pa sukses që të përcaktojnë kornizat e dialogut politik për të gjetur zgjidhje përfundimtare për krizën politike në vend. "Ne insistuam për një zgjidhje që do të përfshinte një qeveri teknike, si hap i domosdoshëm për ta tejkaluar ngërçin", është shprehur Zaev. “Biseduam që të vendosim kornizën për bisedime, për të nisur dialogun e vërtetë politik. Por kjo nuk është arritur. Nuk jam optimist se do të ketë ndonjë zgjidhje. Opozita mbetet në kerkesat e saja kryesore për formimin e një qeverie kalimtare si alternativë e vetme për zgjidhjen e krizës politike“, ka deklaruar Zaev. Lideri i LSDM-së theksoi se nuk do të kthehet në Parlament, nëse nuk ka ndonjë hap për realizimin dhe formimin e një qeverie kalimtare.

Partitë shqiptare mbështesin dialogun

Për dallim nga udhëheqësit maqedonas, kryetari i BDI-s Ali Ahmeti dhe kryetari i opozitës shqiptare PDSH Menduh Thaçi nuk komentuan takimin e liderëve. Në vend të tyre folën Artan Grubi nga BDI-ja dhe Luan Tresi i PDSH. “BDI përshëndetë fillimin e dialogut politik në vend mes katër forcave kryesore politike me prezencën e komunitetit ndërkombëtar në vend”, deklaroi Artan Grubi, shefi i kabinetit të kryetarit të BDI Ali Ahmetit. “U morën vesh që takimet të vazhdojnë dhe u caktua edhe data e takimit, i cili do të mbahet të hënën”, tha Luan Tresi, zëdhënësi i PDSH-së.

Apel për protesta të qeta dhe pa dhunë

Mazedonien Proteste in Skopje

Protesta të reja

Kyetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski thotë se në takimin e liderëve ku të pranishëm kanë qenë edhe ambasadori i SHBA-ve dhe BE-s janë marrë vesh që të mos ketë protesta të dhunshme në ditën në vijim. Opozita maqedonase protestën mbarëpopullore do ta mbajë me 17 maj ndërsa kontraprotesta e partisë në pushtet VMRO-DPMNE është caktuar për 18 maj. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev duke folur për protestën e së dielës ka hedhur poshtë pohimet për trazira gjatë tubimit.

"Do të kemi protestë të qetë dhe pa dhunë, protesta do të jetë masive dhe e paparë deri më tani. Protesta do të jetë multietnike. Ka presione të shumta për të penguar protestën por ne jemi të vendosur që ajo të mbahet, për të përcjellur mesazhin e fuqishëm se pas gjithë asaj që kemi publikuar, qeveria duhet të jap dorëheqje", ka thënë Zaev.

Me 18 maj është caktuar takimi i dytë i katër liderëve të partive më të mëdha politike në Maqedoni, në të cilin do të shpalosen propozimet e partive për tejkalimin e krizës politike në vend.