1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Takimi i G- 20 - Obama ul shpresat e evropianëve

Liderët botërorë arrijnë sot në Londër për të diskutuar planet për përballimin e krizës financiare botërore. Samiti i Londrës tubon udhëheqësit e grupit 20, të vendeve më të fuqishme ekonomike.

Presidenti amerikan Barak Obama dhe kryeministri britanik, Gordon Braun.

Sot në Londër u takuan presidenti amerikan Barak Obama dhe kryeministri britanik, Gordon Braun.

Sot në Londër u takuan presidenti amerikan Barak Obama dhe kryeministri britanik, Gordon Braun, në prag të fillimit të samitit. Kryeministri Braun tha se liderët e grupit 20 janë vetë disa orë para arritjes së marrëveshjes për një plan për reformë ekonomike. Presidenti Obama, theksoi ndjenjen e urgjensicë që nevojitet për të konfrontuar krizën globale ekonomike. Kriza e tashme konsiderohet si kriza më e madhe që kriza ekonomike e viteve 30-ta.

Policë në Londër

Të paktën dy mijë e pesëqind oficerë policie janë thirrur ekstra për një operacion që vlerësohet se kushton më shumë se 10 milionë dollarë.

Ndër qëllimet kryesore që do të diskutohen gjatë samitit janë: ringjallja e ekonomisë botërore, rregullat më të ngushta për instutucionet bankiare, rol më të madh për Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe ndihmë për vendet në zhvillim dhe parandalimi i vajtjes drejt proteksionizmit.

Por, masat për të arritur këto qëllime mbeten akoma të ndryshme ndër liderët botërore. Në veçanti ndryshime të mëdha mund të ketë rreth mënyrës se si duhet rregulluar ekonomia botërore. Në këtë drejtim, vendet evropiane preferojnë rregulla më të mëdha të sistemit financiar. SHBA dëshirojnë stimulim financiar për të përballuar këtë krizë ekonomike. Samiti do të jetë kyç për kryministrin Braun. Ai synon të arrihet kahje globale për zgjidhjen e krizës financiare. Për të samiti paraqet edhe rast për të rikthyer imazhin e tij për kompetencë ekonomike.

Protestues antikapitalistë, ambjentalistë dhe protestues kundër luftës mblidhen në qendër në një seri demonstratash.

Protestues antikapitalistë, ambjentalistë dhe protestues kundër luftës mblidhen në qendër për një seri demonstratash.

Samiti mbahet në masa të mëdha sigurie. Policia e quan planin policor operacionin më të madh dhe më të komplikuar të rendit publik. Të paktën dy mijë e pesëqind oficerë policie janë thirrur ekstra për një operacion që vlerësohet se kushton më shumë se 10 milionë dollarë.

Protestues antikapitalistë, ambjentalistë dhe protestues kundër luftës mblidhen në qendër për një seri demonstratash rreth këtij samiti.

Autor: Kimete Bytyçi / Londër

Redaktoi: Aida Cama


  • Data 01.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HORC
  • Data 01.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HORC