1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Takimi i Ballkanit nёn hijen e tragjedisё sё refugjatёve

Nё Konferencёn pёr Ballkanin Perёndimor nё Vjenё kacelarja Angela Merkel vlerёson pёrparimet, ndёrsa Serbia ёshtё e pakёnaqur. Ҫёshtja e migracionit ёshtё tema dominuese e takimit.

Me njё minutё heshtje e nisi presidenti i Austrisё, Heinz Fischer, drekёn e pёrbashkёt tё kryeministrave, ministrave tё jashtёm dhe tё ekonomisё nga dhjetё vendet e Ballkanit dhe tё BE-sё nё Vjenё. Konferenca e dytё e Ballkanit Perёndimor nё fakt duhej tё nxirrte njё bilanc pozitiv tё nismave, qё u ndёrmorrёn para njё viti nё takimin e parё nё Berlin, pёr ta gjallёruar rajonin ekonomikisht dhe pёr tё nxitur reformat. Por lajmi pёr vdekjen tragjike tё migrantёve nё njё kamion tё kontrabandistёve nё njё autostradё austriake e detyroi organizatorin e takimit ta ndryshonte agjendёn.

Paradite policia zbuloi njё kamion me tё paktёn 20 kufoma qё kishin nisur tё dekompozoheshin. Nuk ka asnjё gjurmё tё shoferit dhe tё kontrabandistёve tё dyshuar. Tema e migracionit dhe e refugjatёve nё kёtё mёnyrё depёrtoi nё qendёr tё Konferencёs sё Ballkanit Perёndimor, nё „kёtё ditё tё zezё pёr Austrinё“, siҫ tha ministrja e Brendёshme Johanna Mikl-Leitner.

Tronditje pёr refugjatёt e vdekur nё autostradё

"Ne jemi tё gjithё tё tronditur nga kjo ngjarje e tmerrshme“, tha kancelarja Angela Merkel, e cila ishte e vetmja kryeministre e njё vendi tё madh tё BE-sё qё mori pjesё nё takimin e Ballkanit Perёndimor. Italia dhe Franca kishin dёrguar vetёm ministrat dhe ambasadorёt. Merkel dhe kancelari i Austrisё Werner Feymann kёrkuan mё shumё solidaritet brenda BE-sё lidhur me ҫёshtjen e refugjatёve. Ndёrkohё vetёm pesё shtete tё BE-sё pranojnё rreth 90% tё tё gjithё azilkёrkuesve, ndёr to Gjermania dhe Austria. Kancelarja u shpreh sёrish pёr njё shpёrndarje tё refugjatёve sipas njё sistemi kuotash, gjё qё shumica e shteteve tё BE-sё e refuzon.

Merkel, deklaroi sёrish nё Vjenё, se do qё t'i mbёshtesё propozimet pёrkatёse tё Komisionit tё BE-sё. "Ne kemi nevojё tani pёr njё zgjidhje", tha kancelari i Austrisё Feyman. Vdekja e migrantёve nё kamion na bёn edhe njё herё tё qartё se sa urgjente ёshtё kjo, tha ai. "Kontrabandistёt nuk duhet tё jenё mё tё fortё se ne", deklaroi Feyman duke iu referuar faktit, qё organizatat e kontrabandistёve shfrytёzojnё lirinё e lёvizjes pa kontrolle kufitare nё njё pjesё tё madhe tё BE-sё. Para tri ditёsh nё Austri u gjetёn nё njё kamion mbi 30 refugjatё. Para 14 ditёsh u gjetёn mbi 80 refugjatё tё ngjeshur nё kontejerin e njё mauneje.

Österreich LKW tote Flüchtlinge

Kamioni i gjetur me refugjatёt e vdekur nё Austri

Shtetet e Ballkanit: BE eksporton problemet e veta tё migrantёve

Shtetet, qё ndodhen nё tё ashtuquajturin itinerari ballkanik i refugjatёve, morёn premtin nga pёrfaqёsuesit e BE-sё pёr mё shumё ndihma financiare. Ministri serb i Finanacve Dushan Vujoviҫ i tha DW-sё nё Vjenё, se ai kёrkon kompensimin e plotё tё kostove dhe vetёm disa milionё Euro, qё ka premtuar deri tani BE-ja pёr trajtimin e refugjatёve. Ҫdo ditё vijnё rreth 2000 refugjatё nga kufiri me Greqinё nё Maqedoni, vuri nё dukje ministri i Jashtёm maqedonas Nikola Poposki, duke kritikuar qё BE problemin e vet tё refugjatёve e eksporton tek vendet qё ende nuk i pёrkasin BE-sё. Tek e fundit, tha ai, Greqia ёshtё anёtare e unionit dhe nё fakt duhet tё kujdeset vet pёr refugjatёt nё vend qё t'i shtyjё ata drejt njё vendi tjetёr.

Jo vetёm nga Greqia, por edhe nga Italia shumё refugjatё udhёtojnё tё papenguar drejt Veriut. "Sistemi i Dublinit nuk funksionon mё ", tёrhoqi vёmendjen kancelarja Angela Merkel nё Vjenё. Ky duhet tё zёvendёsohet me njё shpёrndarje tё re mё korrekte tё barrёs, tha ajo. Nё bazё tё rregullores sё Dublinit pёr strehimin dhe procesin e azilit pёr azilkёrkuesit ёshtё pёrgjegjёs, vendi i parё ku ka mbёritur aplikuesi.

Österreich Ivica Dacic und Nikola Poposki Westbalkan-Konferenz in Wien

Ivica Daҫiҫ dhe Nikola Poposki

"Vende tё sigurta orbigjine"

Unanimitet pati ndёr pjesёmarrёsit e takimit tё Ballkanit Perёndimor lidhur me njё ҫёshtje tjetёr tё migracionit: Tё gjitha vendet e Ballkanit Perёndimor, pra Serbia, Kosova, Bosnjё-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipёria, janё vende „tё sigurta origjine“ nё kontekstin e sё drejtёs sё azilit. "Nё kёto shtete, qё synojnё tё gjithё BE-nё, nuk ka pёrndjekje politike", tha kancelarja Merkel. Azilkёrkueit e vendeve tё Ballkanit, kuota e tё cilёve nё Gjermani ёshtё rreth 40 pёrqind, nuk kanё asnjё shans pёr t'u pranuar, „ndonёse kjo nё raste tё veҫanta mund tё jetё e rёndё".

"Si fёmijё tё kёqinj"

Edhe pse kancelarja Angela Merkel pretendon se sheh „njё dinamikё tё re tё bashkёpunimit“ nё Ballkanin Perёndimor, ministri i Jashtёm serb Ivica Daҫiҫ e kritikoi aktivitetin nё tёrёsi. "Njё herё nё vit, kur BE-ja na sheh ne, ne sillemi mirё. Kur BE-ja sёrish ёshtё larg, ne sillemi si fёmijё tё kёqinj ", tha Daҫiҫ para gazetarёve. Shtetet e rajonit vazhdojnё tё jenё shumё tё fiksuar tek e shkuara, nё vend qё tё kujdesen pёr projekte tё sё ardhmes. Nga BE-ja dёgjohen vazhdimisht udhёzime mbi ҫёshtjen e azilit dhe tё refugjatёve, tha ministri i Jashtёm serb. "Ndёrkohё me sa duket vet BE-ja nuk ka asnjё koncept pёr problemin e migracionit dhe tё refugjatёve." Kjo duhet thёnё njё herё hapur, pёrderisa jemi mes miqsh, shtoi ai. Serbia shpreson vitin e ardhshёm hapjen e bisedimeve tё antarёsimit me BE-nё. Komisari pёrgjegjёs i BE-sё Johannes Hahn e inkurajoi Serbinё, kur tha, se pas marrёveshjes sё fundit mes Serbisё e Kosovёs ai nuk sheh mё asnjё pengesё.

Kёrkohen kushte qё njerёzit tё mos largohen nga vendi

Pjesёmarrёsit nё Konferencёn e Ballkanit Perёndimor ishin tё njё mendimi se rajoni para antarёsimit nё BE ka nevojё pёr impulse ekonomike. Ministri i Jashtёm gjerman Frank-Walter Steinmeier u bёri thirrje vendeve tё rajonit tё krijojnё mё shumё kushte atraktive pёr tё rinjtё qё tё qendrojnё nё vend, nё vend qё tё emigrojnё. Papunёsia tek tё rinjtё nё disa pjesё tё rajonit ёshtё 50%. Frank-Walter Steinmeier gjatё konferencёs dukej mjaft i menduar, kur diskutohej pёr ҫёshtjet e azilit: "Gjatё rrugёs nga aeroporti i Vjenёs pёr nё qytet ne pamё refugjatё, qё kalonin pёrgjatё autostradёs, pasi me sa dukej ata ishin shkёputur prej kontrabandistёve." Kjo tregon, tha Steinmeier, se sa i madh ёshtё ndёrkohё ky problem.

Konferenca e Ballkanit solli mjaft deklarata, por pak rezultate konkrete. Rezultati mё i prekshёm ishte 4:2 nё ndeshjen e futbollit mbrёmjen para konferencёs. Nё njё stadium tё Vjenёs u ndeshёn ekipi i BE-sё sё vjetёr me ekipin e anёtarёve tё ardhshёm tё BE-sё. Disa kryeministra dhe ministra luajtёn. Shtetet e Ballkanit fituan. Konferenca e tretё e Ballkanit Perёndimor ёshtё planifikuar tё zhvillohet vitin e ardhshёm nё Francё.

DW.COM