1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Takimi do të zgjasë vetëm shtatë orë

Takimi i nivelit të lartë midis BE dhe SHBA sot ka dy veçanti. Nga njëra anë ai është dalja e fundit e Bushit para BE-së. Dhe nga ana tjetër, ai do të jetë një nga takimet më të shkurtra në politikën e BE-së.

Presidenti George W. Bush, pritet nga kryeministri slloven Janez Jansa në Brdo, Slloveni

Presidenti George W. Bush, pritet nga kryeministri slloven Janez Jansa në Brdo, Slloveni

Për një kohë të gjatë ishte krejtësisht e paqartë, nëse presidenti amerikan do t'i përmbahej traditës së takimit vjetor të nivelit të lartë BE-SHBA këtë vit të fundit të tij në post. Sllovenëve, që aktualisht kanë presidencën e radhës të BE, iu desh me plotëkuptimin e fjalës të luteshin. Për muaj të tërë.

Por tani, Xhorxh Bushi ka mbërritur. Gjithsej shtatë orë janë parashikuar për konsultimet politike me politikanë drejtues të BE. Kjo nuk është një kohë e gjatë.

Flamurët amerikanë dhe evropianë

Flamurët amerikanë dhe evropianë

Dhe megjithatë, ky takim i nivelit të lartë është më tepër se vetëm një kryerje rutinë e një takimi të detyrueshëm me prestigj. Ai synon të demonstrojë gjatë periudhave të turbullta të fushatave elektorale në SHBA, se sa solid është raporti transatlantik. Megjithë turbullirat atmosferike të viteve të fundit dhe krizat aktuale, midis të tjerave në politikën tregtare.

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Gynter Ferhojgen, i cili merr pjesë në takimin e nivelit të lartë, është i bindur se BE dhe SHBA janë të lidhur me vlera të përbashkëta me njëri-tjetrin.

"Pra, ka vlera që na lidhin. Evropa dhe SHBA kanë më shumë të përbashkëta se sa dy rajonet e tjera të botës."

Takim i nivelit të lartë EU - USA

Takim i nivelit të lartë EU - USA

Veprime të përbashkëta të amerikanëve dhe evropianëve Bushi kërkon para së gjithash përballë Iranit. Ai kërkon të arrijë, që BE të ndjekë sipas shembullit të SHBA një kurs të ashpër sanksionesh ndaj Teheranit, për të penguar rrezikun e kthimit të Iranit në një fuqi atomike. Me sa duket evropianët janë të gatshëm që ta plotësojnë këtë dëshirë amerikane në takimin e nivelit të lartë. Pritet që të ndërmerren masa ndëshkimore ndaj institucioneve financiare iraniane, nëse Irani e vazhdon programin e tij atomik.

Harmoni do të jetë më e vështirë që të demonstrohet në temën e mbrojtjes së klimës dhe të të drejtave të njeriut. Këtu me sa duket nuk ekzistojnë vlerat e përbashkëta. Uashingtoni mban të shkelur pedalin e frenës për mbrojtjen e klimës dhe burgu famëkeq Guantanamo nuk do të mbyllet.

Grindje ka edhe në një fushë, që konsiderohet bazë e marrëdhënieve transatlantikle: në fushën e marrëdhënieve tregtare. Uashingtoni kërkon që BE të eleminojë ndalimin e importimit të shpendëve amerikanë, në fuqi prej 11 vjetësh. Këto shpendë zhyten në ujë me klor, për të luftuar bakteriet. Një procedurë që kundërshtohet në BE.

Më tej, problem për evropianët paraqet kërkesa më e fundit amerikane, që çdo vizitor i SHBA të regjistrohet tri ditë më parë në internet. Një detyrim faktik për të marrë vizë, thuhet në Bruksel. Kjo temë do të diskutohet gjithashtu në takimin e nivelit të lartë.

DW.COM

Komenti i Deutsche Welles

  • Data 10.06.2008
  • Autor Irmtraud Ricardson / sot në Brdo
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EGuH
  • Data 10.06.2008
  • Autor Irmtraud Ricardson / sot në Brdo
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EGuH