1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Takim pas tre vitesh - Bisedimet e paqes mes Izraelit dhe palestinezëve

Bisedimet e paqes me Izraelit dhe autoriteteve palestineze rifillojnë të hënën pas tre vitesh ndërprerje në Uashington. Izraeli ndërkohë vendosi lirimin e 104 të burgosurve palestinezë.

Pritet që të këtë të hënë të fillojnë zyrtarisht në Uashington bisedimet e paqes mes Izraelit dhe autoriteteve palestineze, për herë të parë që nga viti 2010. Fillimi i bisedimeve shihet si meritë e angazhimit të madh disamujor të ministrit të Jashtëm amerikan, John Kerry. Por zyrtarisht Uashingtoni e bëri publik fillimin e bisedimeve të dielën, kur qeveria izraelite plotësoi një kusht të rëndësishëm të palës palestineze për kthim në tavolinën e bisedimeve. Izraeli vendosi të dielën lirimin e 104 të arrestuarve palestinezë, pas debatesh të gjata dhe kontestimeve në kabinetin e kryeministrit Benjamin Netanjahu. Ky hap shihet si një gjest pozitiv për bisedimet e paqes. Qeveria në Jeruzalem vendosi pas kësaj formalisht edhe fillimin e bisedimeve të paqes. Në rast të një marrëveshjeje paqeje në Izrael do të zhvillohet referendumi. Gazeta izrealite "Haaretz" ka bërë të ditur se pritet që bisedimet të zgjasin rreth nëntë muaj.

Uashingtoni vlerëson vendosmërinë e palëve

Izraeli liron të burgosur palestinezë

Izraeli liron të burgosur palestinezë

Zëdhënësja e John Kerryt, Jen Psaki, bëri të ditur se Uashingtoni ka ftuar zyrtarisht të dyja palët të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Uashington. Në ftesën e tij ai ka vlerësuar guximin, që kanë treguar të dyja palët, si kryeministri izraelit, Netanjahu, ashtu edhe presidenti Abbas. Të dyja palët kanë treguar gatishmëri për vendime të vështira, që janë të rëndësishme "për të arritur në këtë pikë", citoi Jen Psaki, ministrin e Jashtëm amerikan. "Ne jemi mirënjohës për këtë vendosmëri."

Po për herë të parë që prej tre vitesh janë ftuar nga dy përfaqësues për secilën palë. Izreali përfaqësohet nga ministrja e Drejtësisë, Zipi Livni dhe kryendërmjetësuesi, Jizchak Molcho, ndërsa palestinezët përfaqësohen nga kryendërmjetësuesi Sajeb Erekat dhe Mohamad Shtajeh. Fillimisht bisedimet ishin vendosur të mbaheshin të martën. Sipas njoftimeve të ministrisë së Jashtme amerikane nuk do të preken temat kardinale që në fillim, por do të bisedohet për një plan pune për negociatat e muajve të ardhshëm.

Para fillimit të negociatave, ndërprerë prej tre vitesh, ish-ambasadori i Izraelit në Gjermani, Avi Primor, pret rritjen e presionit nga SHBA. Qeveria amerikane ka investuar shumë energji për fillimin e këtyre bisedimeve në Uashington, tha Avi Primor për radion gjermane, Deutschland Radio Kultur. Çështja, që shtrohet është, se sa do të këmbëngulin Shtetet e Bashkuara në pozicionin e tyre. Izraeli nga ana e tij kërkon garanci sigurie nga ana palestineze.

Fillimisht kufijtë pastaj ngulimet

Temat kardinale nuk do të preken që në fillim

Temat kardinale nuk do të preken që në fillim

Po qe se presidenti amerikan, Barack Obama i sheh bisedimet e paqes si interes emergjent amerikan, atëherë ato mund të kenë një shans, thotë Primor. Obama e ka kuptuar më në fund se fillimisht duhet biseduar për kufijtë, e më pas për ngulimet izraelite. Po qe se rritet presioni ndaj të dyja palëve, që të përcaktojnë fillimisht kufirin, atëherë jashtë këtij kufiri nuk do të ndërtohet me asnjë ngulim i ri izraelit. E gjithë bota e di se nuk do të ketë paq, po qe se nuk këmbehet vend, tha diplomati. Kjo nuk nënkupton patjetër që të vendosen kufijtë e vitit 1967. "Por palestinezët duhet të marrin po aq territor, sa kanë humbur në vitin 1967", është shprehur ish-ambasadori izraelit. Po qe se SHBA garantojnë sigurinë, mundet që të ketë koncesione nga ana e Izraelit.

Qëllimi i bisedimeve të paqes është zgjidhja me dy shtete, për të siguruar sigurinë e Izraelit dhe për t'i mundësuar palestinezëve një shtet të aftë për të mbijetuar.