1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Takim në Berlin- Ditët e politikës kulturore me jashtë

Fundjavën e ardhshme nisin në ekspozitën e përkohshme të artit në Schlossplatz në Berlin ditët e politikës kulturore me jashtë. Ministrja e jashtme në bashkëpunim me partnerë të tjerë paraqet një program të vëllimshëm.

Berlin

Berlin- Fundjavën e ardhshme nisin në ekspozitën e përkohshme të artit në Schlossplatz në Berlin ditët e politikës kulturore me jashtë.

Për artistët dhe për njerëzit e sektorit kulturor një qëndrim jashtë vendit sjell shpesh mori idesh të reja dhe frymëzimi të freskët. Shkrimtari ukrainas Juri Andruhoviç e ka provuar këtë vetë. Shërbimi Gjerman i Shkëmbimeve Akademike (DAAD) e ftoi si bursist për një vit në Berlin. Kjo ishte një kohë mjaft e lumtur dhe produktive, thotë me adhurim Andruhoviçi, duke shtuar se në Berlin shkroi librin e tij të fundit. "Meqënëse nga ajo kohë në fakt nuk kam shkruar gjë të re, mendoj se në njëfarë mënyre Berlini është për mua një vend magjik. Unë spekuloj se ndoshta nga tani jam në gjendje të punoj vetëm në Berlin."

Logo e inisiativës Gjermania - vendi i ideve

Logo e inisiativës "Gjermania - vendi i ideve"


Shkrimtari ukrainas shpreh në këtë mënyrë vlerësimin e tij për politikën kulturore të Gjermanisë me jashtë, e cila bëri të mundur për të dhe për artistë të tjerë qëndrimin në Gjermani. Por edhe studentët, artistët dhe njerëzit e sektorit të kulturës në Gjermani përfitojnë në numër të madh bursa për udhëtime jashtë vendit. Se sa të frytshme janë takime të tilla ndërkulturore, këtë do të tregojnë "Ditët e Politikës Kulturore me Jashtë", me filma, koncerte, diskutime dhe referate.

Veprimtaria ka si synim të bëjë të qartë peshën në rritje të politikës kulturore me jashtë, thotë Werner Wnendt i ministrisë së jashtme. "Shpenzohen mjaft para për politikën kulturore dhe arsimore me jashtë. E përmenda, ka një rritje me 35 për qind në tre vitet e fundit. Dhe është e ligjshme të thuhet: Duhet të tregojmë atë që bëjmë konkretisht në sektorët e ndryshëm të kësaj politike jashtë vendit, në mbarë botën, e kjo është vërtet një politikë globale."

Instituti Gëte në Frankfurt

Instituti Gëte në Frankfurt

Le të kthehemi nga bota në Berlin, në qytetin ku kryqëzohen rrugët e shumë artistëve. Gjatë "Ditëve të Politikës Kulturore me Jashtë" do të takohen njerëz nga të gjitha anët e botës, qoftë për "Natën e Gjatë të Artit Afrikan të Videos" apo, për një mbrëmje filmi, që e organizojnë bashkarisht studentë gjermanë dhe iranianë të filmit. "Ne duam...", thotë Werner Wnendt i ministrisë së jashtme, "... të bëjmë reklamë për një Gjermani moderne, të hapur ndaj botës, për qëndrimet dhe vlerat e saj. Ne duam të ngremë ura dhe të krijojmë rrjete midis njerëzve, me të cilët duam të organizojmë së bashku të ardhmen."

Autor: Nina Werkhäuser / Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama