1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Takim krize në Shtëpinë e Bardhë - Karzai dhe Zardari tek Obama

Të mërkurën në mbrëmje (6.5.) Presidenti amerikan Obama ftoi homologët e tij nga Afganistani dhe Pakistani, Karsai und Zardari, në Shtëpinë e Bardhë për diskutimin e situatës.

Takimi trepalësh në Uashington. Karzai dhe Zardari tek Obama

Takimi trepalësh në Uashington. Ekstremistët mund të munden, në qoftë se qeveritë në Kabul dhe Islamabad bashkëpunojnë së bashku me SHBA-në kundër armikut të përbashkët.

Në Pakistan talibanët radikalë-islamistë po përparojnë, prej ditësh ka luftime të përgjakshme me ushtarët pakistanezë. Dhe qeveria e re amerikane nuk i druhet asgjëje më shumë, se sa rënies së armëve atomike në duart e ekstremistëve në Pakistan. Në Afganistanin fqinj lulëzon korrupsioni dhe tregtia me drogën. Edhe atje, talibanët kontrollojnë pjesë të tëra të vendit dhe në zonën kufitare me Pakistanin rrjeti i Al-Kaidës përgatit terroristët.


Barack Obama zyrtarisht u shpreh më se i kënaqur me takimin tresh: „Ne patëm një ditë jashtëzakonisht produktive,“ tha Presidenti amerikan në fund para gazetarëve. "Unë dua të falendëroj presidentët Zardari dhe Karzai, që kanë ardhur këtu dhe unë gëzohem për vazhdimin e këtij bashkëpunimi ndërmjet qeverive tona, në muajt dhe javët e ardhshme.“

Talibanë në Pakistan.

Në Pakistan talibanët radikalë-islamistë po përparojnë, prej ditësh ka luftime të përgjakshme me ushtarët pakistanezë.


Megjithatë: deri tani kryetarët e shteteve të Afganistanit dhe Pakistanit nuk kanë bashkëpunuar aspak ngushtë. Për Obamën ky është një problem kryesor në luftën kundër Al Kaidës dhe Talibanëve: Ai mendon, se ekstremistët mund të munden, në qoftë se qeveritë në Kabul dhe Islamabad bashkëpunojnë së bashku me SHBA-në kundër armikut të përbashkët.


E rëndësishme për Obamën ishte t' i ulte në tavolinë të dyja palët. Dhe më tepër simbolike qe fotografia pas konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Karzai dhe Zardari i vunë shkurt duart në sup njëri-tjetri. Para reporterëve ata nuk folën, por foli i zoti i shtëpisë Obama: "Unë jam i gëzuar, që presidentët e zgjedhur nga Afganistani dhe Pakistani janë krejtësisht të vetëdijshëm për seriozitetin e rreziqeve që na kërcënojnë dhe kanë theksuar vendosmërinë, për t´iu kundërvënë atyre."

Obama nënvizoi edhe një herë strategjinë e tij: Shumë më tepër trupa ushtarake amerikane për rindërtimin civil të Afganistanit, ndihma miliardëshe për ushtrinë, për administratën, shkollat dhe ekonominë në Pakistan. Qëllimi që të forcojnë forcat e sigurisë të të dy vendeve dhe të ngrenë nivelin e jetesës së vendasve, për t' u hequr mbështetjen talibanëve dhe Al Kaidës. "Rruga, që kemi përpara, do të jetë e vështirë. Do të ketë më shumë dhunë dhe më shumë goditje. Por më lini t'iu flas qartë: SHBA-ja është e vendosur deri në fund të mposhtë Al Kaidën dhe të mbështesë qeveritë sovrane të Pakistanit dhe Afganistanit, të zgjedhura në mënyrë demokratike."

Rajoni i Farahut

Në Afganistan lulëzon korrupsioni dhe tregtia me drogën. Talibanët kontrollojnë pjesë të tëra të vendit dhe në zonën kufitare me Pakistanin rrjeti i Al-Kaidës përgatit terroristët.

Obama premtoi sërish, që ushtria amerikane do të bëjë gjithçka, për të shmangur viktimat civile. Sepse pak para takimit tresh nga sulmet ajrore amerikane u vranë përsëri disa civilë afganë. Bisedimet në Uashington vazhdojnë këtë të enjte (7.5.) në rang ministrash. Pala afgane dhe ajo pakistaneze së bashku me amerikanët, do të merren vesh për hapa të tjerë konkretë, si në bujqësi dhe në ndihmën për zhvillimin, tha Ministrja e jashtme e Obamës, Hillary Clinton pas bisedës së saj me Karzain und Zardarin. "Disa ministra nga të dy vendet nuk i kanë takuar kurrë më parë homologët e tyre përkatës. Ata ndoshta kanë biseduar në telefon për sigurinë e kufirit, për trajnimin e policëve apo për shkëmbimin e informacioneve të shërbimeve sekrete, por nuk janë takuar ende personalisht."

Që qeveritë e të dy fqinjëve Afganistan dhe Pakistan duhet udhëtonin me avion mijëra km për në Amerikë për të vënë në rrugë një bashkëpunim të vërtetë, tregon se sa shumë punë kanë përpara Obama dhe njerëzit e tij për të vënë nën kontroll problemin e përbashkët Al Kaida dhe Talibanët.

Autor: Robert Kiendel / Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 07.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HlKZ
  • Data 07.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HlKZ