1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Takim krize në Bruksel mbi gjendjen në Mali dhe pengjet në Algjeri

Elert Ajazaj (dpa/reuter)17 Janar 2013

Autoritetet algjeriane druajnë se për shkak të bombardimeve franceze në Mali terroristët e atjeshëm mund të kalojnë në territorin algjerian - Vazhdon kriza e pengjeve.

https://p.dw.com/p/17Laz
French troops drive to Segou January 16, 2013. French troops launched their first ground assault against Islamist rebels in Mali on Wednesday in a broadening of their operation against battle-hardened al Qaeda-linked fighters who have resisted six days of air strikes. REUTERS/Francois Rihouay (MALI - Tags: POLITICS CIVIL UNREST MILITARY CONFLICT)
Mali Französische Truppen auf dem Weg nach Segou 16. Januar 2013Fotografi: Reuters

Pengmarrësit islamistë në Algjeri kërkojnë, sipas një agjencie lajmesh, nga Mauritania që t'i jepet fund operacionit ushtarak francez në Mali. Raportohet se bëhet fjalë për një grup, i cili llogaritet si pjesë e rrjetit terrorist Al-Kaida. Sipas versionit të Ministrisë së Brendshme algjeriane, 20 burrat ia dolën të hynin të mërkurën (16.01.2013) në një kompleks industrial. Po sipas saj, ndërkohë forcat e sigurisë e kanë rrethuar fushën gazmbajtëse në Amenas në afërsi të kufirit me Libinë. Derisa një grupim rajonal i Al-Kaidës bën fjalë për 41 të huaj të marrë peng, burimet algjeriane përmendën një numër prej më shumë se 20 pengjesh. Qeveritë e SHBA-së, të Norvegjisë, të Britanisë së Madhe, të Irlandës dhe të Japonisë konfirmuan se ndër pengjet gjenden shtetas të vendeve të tyre. Algjeria i refuzon negociatat me terroristët.

France's Prime Minister Jean-Marc Ayrault pays his respects near the flag-draped coffin of French lieutenant Damien Boiteux of the 4th helicopter special forces regiment in the courtyard of the Invalides during a national ceremony of homage in Paris January 15, 2013. Lietenant Boiteux was killed during the French intervention in Mali. REUTERS/Philippe Wojazer (FRANCE - Tags: MILITARY POLITICS)
Ceremonia e përmortshme për ushtarët francezë të vrarë në Mali, Paris 15.01.2013Fotografi: Reuters

Konsultime krize në Bruksel

Në Bruksel këshillohen të enjten (17.01.2013) në një mbledhje urgjente mbi krizën në Mali ministrat e jashtëm të shteteve të BE-së. Në këtë kuadër ministrat e jashtëm janë marrë vesh për një mision për aftësimin e ushtrisë së Malit. Këshilli i ministrave të BE-së bëri të ditur se 200 këshilltarë ushtarakë evropianë do të përgatisin ushtarë të Malit për luftën kundër kryengritësve islamistë. Mandati i misionit është përcaktuar fillimisht për 15 muaj. Edhe qeveria gjermane ka paralajmëruar se do të marrë pjesë në këtë mision. BE-ja duhet të përballojë kosto prej më shumë se 12 milionë eurosh. Përveç kësaj vendet pjesëmarrëse marrin përsipër kostot për pjesën që kontribuojnë. Gati një javë pas fillimit të ndërhyrjes ushtarake në Mali po merr trajtë konkrete edhe angazhimi i ushtarëve afrikanë. Trupa nga Nigeria do të mbërrijnë të enjten (18.01.2013) në Mali, bëri të ditur bashkësia ekonomike afrikanoperëndimore ECOWAS. Gjithashtu do të zënë pozicione në kufirin me Malin ushtarë nga Nigeri.

Deri tani është parashikuar që rreth 200 instruktorë ushtarakë dhe 250 ekspertë për siguri dhe logjistikë të jenë me mision atje për 15 muaj. Përeveç kësaj Gjermania do të dërgojë dy avionë "Transall", për të mbështetur angazhimin ushtarak ndërkombëtar kundër kryengritësve islamistë. Të mërkurën (16.01.2013) Franca ka angazhuar për herë të parë në operacion trupa këmbësorie kundër rebelëve. Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë hapi tashmë hetime për shkak të krimeve të munndshme të luftës, ekzekutimeve në masë dhe përdhunimeve. Mizoritë e kryera në Mali trondisin ndërgjegjen e njerëzimit, tha kryeprokurorja Bensouda.