1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Takim i vogël i nivelit të lartë - Rrugëdalje nga kriza

Të shtunën takohen në një takim të nivelit të lartë në Paris kryetarët e shteteve dhe të qeverive të Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Italisë për tu këshilluar për gjetjen krizën financiare botërore.

Rrugëdalje nga kriza financiare

Rrugëdalje nga kriza financiare

Shenjat janë të mira. Nga Dhoma e Deputetëvë amerikanë u lëshua dje të premten drita jeshile për paketën me miliarda për shpëtimin e bankave amerikane të goditura nga kriza. Presidenti francez, Nicolas Sarkozy kërkontë japë një sinjal në tregjet financiare. Ai dëshiron që të demostrojë tani së bashku me vendet e tjera evropiane, Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe Italinë menaxhim të përbashkët krize. Kryeministri francez Francois Fillon e formulon kështu: „Duke patur parasysh krizën që na ka prekur ne të pafajshmëve, unë dhe presidenti kuptuam përgjegjësinë tonë. Ne po vendosim pa ngurim dhe pa humbur kohë. Prioriteti ynë quhet, të ngremë besimin!"

Për vendin e vetë, qeveria franceze ka prezantuar një program 20 miliardësh për stabilizimin e bankave dhe të sipërmarrjeve të mesme. Megjithatë një poçe të përbashkët evropiane për shpëtimin e bankave nuk do të ketë. Gjermania protestoi më shumë se vendet e tjera, kur u bë i njohur ideja për krijimin e një pakete shpëtimi prej 300 miliardë eurosh. Ajo do të jetë si cek fiktiv, që mund të trajtohet me mendjelehtësi, sqaroi kancelarja gjermane Angela Merkel. Por atëherë çfarë do të flitet sot konkretish në takimin e Parisit të vendeve dhe institucioneve më të mëdha të BE-së? Për më shumë koordinim evropian në tregjet e financave dhe për rregulla më të forta në kontrollin e bankave. Kryeministri i Nordrajn - Vestfalens (Nordrhein-Westfalens) Jyrgen Rytgers (Jürgen Rüttgers) tha optimist para fillimit të takimit Paris: „Jam i sigurt se ekziston mundësia e arritjes së marrëveshjeve evropiane. Ne kemi për shembull nevojën e madhe që të diskutojmë nga e para për rregullat e lojës së tregjeve financiare. Nuk ka kuptim që tregjet ndërkombëtare financiare të bëjnë biznese në gjithë botën, kurse në përpiqemi të organizojmë kontrollin bankar në nivel kombëtar. Kështu që takimi i kryetarëve të shteteve dhe të qeverive dhe kancelares merr rëndësi të madhe."

Deri tani çdo vend ka marrë rrugën e vetë për të dalë nga kriza. Sipas pikëpamjeve të qeverisë gjermane, kjo nuk duhet ndryshuar. Irlanda, për shembull ka marrë vendim për të dhënë garanci të pakufizuar për bankat irlandeze. Britania e Madhe ka privatizuar disa institucione bankare. Kurse Berlini kërkon që ta trajtojë çdo rast më vete. Në Gjermani është siguruar shpëtimi i Hipo Riël Istejt Bank (Hypo Real Estate Bank). Bankat private do të marrin pjesë në shpëtimin e saj më shumë se sa ishte parashikuar fillimisht. Jean-Claude Trichet i bëri thirrje BE-së të tregojë vendosmëri në përballimin e krizës financiare. Duhen kapërcyer vështirësi të mëdha, tha drejtori i Bankës Qëndrore Evropiane: „Ky është një proces që ne e kemi përpara. Kemi të bëjmë me korrigjime të rëndësishme, sepse në tregje pati mungesa të mëdha ekuilibresh. Ne i patëm nënvleftësuar rreziqet. Tani do të na duhet ta korrigjojmë këtë gabim, por kjo kërkon vigjilencë maksimale të njerëzve që mbajnë përgjegjësinë."

Takimi i vogël i nivelit të lartë për krizën e tregjeve finanicrae fillon sot pasdite. para fillimit të tij Presidenti francez Sarkozy takohet me drejtorin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, francezin tjetër Dominique Strauss-Kahn.

DW.COM

  • Data 04.10.2008
  • Autor Angela Ulrih, Paris (SR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FTuF
  • Data 04.10.2008
  • Autor Angela Ulrih, Paris (SR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FTuF