1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Takim i papritur i gazetarëve të huaj me murgj nga Tibeti

Gjatë një udhëtimi të gazetarëve të huaj të organizuar nga Pekini u zhvillua një takim i paplanifikuar mes gazetarëve dhe murgjve nga Tibeti në provincën Gansu.

Mugj budistë gjatë protestave në Tibet, 7 prill 2008

Mugj budistë gjatë protestave në Tibet, 7 prill 2008

Në provincën Gansu protestuan gjatë trazirave në Tibet rreth 100 murgjë. Manastiri i budistëve në këtë provincë pas protestave u vendos nën vëzhgim dhe u mbyll për gazetarët e huaj. Për herë të parë një grup gazetarësh të huaj u lejua të futej aty. Gazetarët duhej vetëm të vizitonin manastirin dhe të flisnin me persona të zgjedhur, por ndodhi diçka e papritur


Korrespondenti i gazetës gjermane "die Welt" Johnny Erling raporton:"Ne mbërritem në hollin e madh ku murgjit po recitonin sutrat. Por para se të hynim një grup njerëzish u afrua drejt nesh me britma duke mbajtur në dorë një flamur, më pas u mblodhën aty murgj të tjerë, të gjithë kishin protestuar më parë në manastir."

Gjithsej u mblodhën 40 murgjë, tregon Erling më tej. "Shumë nga ata qanin, na flisnin, na preknin rrobat. Me gisht tregonin se disa murgj ishin arrestuar. Ata flisnin në gjuhën e tyre tibetiane dhe kineze. Kur flisnin në gjuhën kineze kuptuam se ata ankoheshin për gjendjen e të drejtave të njeriut, dhe shtypjen ne vend. Ata kërkonin që të zhvillohej dialog me Dalai Lamën dhe që ai të kthehej."

Rreth 10 minuta arritën murgjit të flisnin me gazetarët e huaj. Më pas erdhën murgj më të vjetër që i spostuan protestuesit raporton Jonny Erling. Dhuna nuk u përdor. Gazetari gjerman pa se si personeli shoqërues ishte i papërgatitur për situatën dhe përpiqej t'i sqaronte gazetarëve se këta janë murgj të pashkolluar, të cilët nuk e dinë historinë.

Pyetjes së gazetarëve nëse do t'u ndodhte gjë murgjeve, shoqëruesit iu përgjigjën se ata që kishin shkelur rregulin e manastirit do të ndëshkoheshin sipas rregullores.


  • Data 10.04.2008
  • Autor Petra Aldenrath / Peking, RBB,
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Deo3
  • Data 10.04.2008
  • Autor Petra Aldenrath / Peking, RBB,
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Deo3