1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Takim i ministrave të landeve për mbrojtjen e të dhënave personale të konsumatorit

Porosi online, transfere bankare online, karta klientësh - konsumatori gjerman vazhdon të besojë se tek të gjitha këto transaksione të dhënat e tij personale janë në duar të sigurta. Për fat të keq nuk është e garantuar.

default

Symbolbild Computer Daten

Çështjen e tregtisë me të dhënat personale e ka marrë në dorë politika gjermane. Ditën e enjte (04.09) politikanë dhe të ngarkuar për mbrojtjen e të dhënave të qytetarit takohen në një samit për të reduktuar abuzimet me të dhënat personale.



Të dhënat personale si adresa, numra telefoni, apo xhirollogari nuk trajtohen gjithmonë me mirëbesim. Se sa kollaj mund të shtiesh në dorë të dhëna të tilla, këtë e demonstruan para disa kohësh mbrojtësit e konsumatorit në Gjermani. Ja një rast. Luzia Herz ka luajtur vetëm disa herë lloto në një firmë të madhe llotarie gjermane. Për këtë arsye ajo ka dhënë adresën, telefonin, dhe të dhënat e kontos. Më vonë ajo mori telefonata edhe nga një firmë tjetër llotarie. Përditë. Disa herë në ditë. Mes tabelash dhe shansesh për fitim, ishte fshehur shënimi se 70 eurot, kuotë mujore për të marrë pjesë në lojë ndërkohë ishin tërhequr nga llogaria e saj.


Për të ishte e qartë se firma e mëparshme kishte shitur të dhënat e saj. "Kjo më zemëroi shumë, ishte e poshtër një gjë e tillë, e paturpshme që thjesht shkon dhe jep të dhënat e tjetrit." Firma e llotarisë nuk e pranon fajin. Një ndërmarrje ndërmjetësuese ka marrë të dhënat dhe i ka shitur. Luzia Herz i tërhoqi sërish paratë dhe denoncoi në polici.


Në Gjermani kalimi i të dhënave personale nga një firmë në një tjetër konsiderohet ilegal. Ministri i brendshëm gjerman për këtë Volgang Shojble ( Wolfgang Schäuble) "Besoj se ligjet në tërësi e përfsihjonë një çështje të tillë. Ajo që ka ndodhur në këtë rast është shkelje e ligjit dhe po qe se shkelen ligjet nuk duhet t´i ndryshojmë ato por te kemi kujdes t'i zbatojmë plotësisht."


Ministri i brendshëm gjerman, Shojble takohet sot me ministrat e brendshëm të landeve dhe specialistë të mbrojtjes së konsumatorit për t'u konsultuar për mënyrat e reduktimit të tregtisë me të dhënat perosnale dhe keqpërdorimin e tyre. Ministri i ekonomisë, Glos (Michael Glos) ka propozuar ndalimin e plotë të tregstise me të dhënat personale. Ndërsa ministrja e drejtësisë, Cipris (Brigitte Zypries) kërkon heqjen e mundësisë së fitimit firmave nga pazare të tilla.


Deri më tani firmat mund t'i japin më tej të dhënat personale, po qe se konsumatoir nuk e ndalon shprehimisht këtë. Sipas Kristian Fronçak (Christian Fronczak) nga shoqata gjermane e qendrave të mbrojtjes së konsumatorit duhet të jetë më e mundur për konsumatorët të përcaktojnë se çfarë ndodh me të dhënat e tyre.


"Kushti më i rëndësishëm është që të dhënat të jepen më tej, po qe se unë në mënyrë aktive jap pëlqimin tim, dhe jo të ekzistojë një automatizmi, që do të thotë që fillimisht të dhënat të jepen për qëllime reklame, po qe se unë si person nuk e ndaloj këtë shprehimisht." Sipas të dhënat përsonale duhet të ruhen në mënyrë që të ndiqet edhe origjina e tyre.

  • Data 04.09.2008
  • Autor Peter Deselaers
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FBKp
  • Data 04.09.2008
  • Autor Peter Deselaers
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FBKp