1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Tailandën po e presin kohë të vështira

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Tailandës për zhveshjen nga pushteti të qeverisë është temë qendrore në të përditshmet e sotme gjermane.

Pamje nga protestat e zhvilluara në Tailandë

Pamje nga protestat e zhvilluara në Tailandë

Lidhur me këtë fillimisht në 'Stuttgarter Zeitung' lexojmë:


"Pasnesër mbreti me respekt të pakufishëm i Tailandës Bhumibol feston ditëlindjen e 81-të dhe gjendja e tij shëndetësore është rënduar shumë. Shumica e 63 milionë tailandezëve nuk kanë përjetuar mbret tjetër . Qe 62 vjet monarku më i vjetër në botë ndodhet në krye të vendit, fjala si dhe heshtja e tij kanë shumë peshë. Me vetëdije të plotë protestuesitë bartin rroba me ngjyrën e verdhë mbretërore për ta bërë të qartë se e duan mbretin dhe vendin e tyre. Princi i kurorës Maha Vajiralongkorn nuk mund të pres një mbështetje të tillë. Jeta e princit i cili është futur në martesën e tretë konsiderohet si jostabile dhe atë nuk e do populli. Në këtë mënyrë në rast se zik-zaket politike vazhdojnë në Tailandë dhe sipas të gjitha gjasave ato do të vazhdojnë atëherë mund të thuhet se Tailandën po e presin kohë të vështira", thuhet ndër të tjera në komentin e gazetës 'Stuttgarter Zeitung' .


Po për këtë temë nga 'Frankfurter Allgemeine Zeitung' shkëpusim:


"Opozita e cila me ndihmën e drejtësisë dëshiron të ketë një parlament me deputetë të emëruar jo vetëm që po i pret me sopatë rrënjët e asaj gjysëmdemokracie në Tailandë por po vë në lojë edhe stabilitetin e vendit. Ka javë që gatishmëria për dhunë është shtuar në rradhët e të gjitha palëve në konflikt. Nuk mund të pritet që ithtarët e qeverisë do të rrijnë duarkryq pas tërë kësaj që ndodhi. Dhe në rast se skena politike nëtë ardhmen do të shoqërohet me dhunë atëherë rriten mundësitë për një puç ushtarak. Kështu që kriza politike do të zgjidhej sipas modelit tipik tailandez. Eshtë diçka tjetër që qeveritë e deritanishme ushtarake në të kaluarën nuk kanë mbajtur premtimet e dhëna", nënvizon në numrin e saj të sotëm 'Frankfurter Allgemeine Zeitung'.



  • Data 02.12.2008
  • Autor DW/E.A.
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G7zl
  • Data 02.12.2008
  • Autor DW/E.A.
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G7zl