1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Taifuni i fuqishëm në Filipine shkakton mijëra viktima dhe lë gjurmë shkatërrimi

Me fuqi të paimagjinueshgme taifuni "Haiyan" ka shkatërruar pjesë të tëra të Filipineve. Përmasat e plota të dëmeve po bëhen vetëm ngadalë të qarta. Ndërkohë stuhia e erës po lëviz në drejtim të Vietnamit.

Për shkak të taifunit shkatërrimtar në Filipine kanë humbur jetën mijëra vetë. Kryqi i Kuq njofton se numri i viktimave mund të kalojë mbi 1200 vetë, ndërkohë që autoritete vetëm në provincën Leyte bëjnë fjalë për mbi 10.000 të vdekur. Sipas Kryqit të Kuq në Leyte është shkatërruar gati 70% deri në 80% e infrastrukturës. Veçanërisht i prekur nga studia është qyteti Tacloban në provincën Leyte, 500 kilometra në juglindje të Manilës.

Taclobani thuajse plotësisht i shkatërruar

Taguig, në jug të Manilës

Taguig, në jug të Manilës

Në rrugët e qytetit Tacloban shihje trupa pa jetë njerëzish, tha John Andrews, zv/drejtor i autoritetit të fluturimit civil. Thuajse të gjitha shtëpitë në qytetin me 220.000 banorë janë rrafshuar. Të paktat ende në këmbë, janë të dëmtuara rëndë, tha një përfaqësues i Autoritetit Kombëtar për Mbrojtjen nga Katastrofat.

Kanali televiziv lokal ABS-CBN njoftoi baticë stuhie me pasojë përmbytje. Në rrugë masat e ujit qendrojnë deri në lartësinë tre kate. Rrjetet e rrymës elektrike dhe telefonit në Filipine kanë pasuar kolaps, shumë rajone nuk mund të arrihen nga ekipet e shpëtuesve. Edhe në zona të tjera të vendit ka pasur përmbytje dhe rrëshqitje toke.

Në drejtim të Vietnamit

Pamje satelitore të taifunit Haiyan

Pamje satelitore të taifunit "Haiyan"

Cikloni ndoshta më i fuqishëm që prej kujtesës së njeriut, i goditi brigjet lindore të vendit me një shpejtësi ere prej më shumë se 300 km/orë. Ai kishte një diametër prej 600 km. Në rajonet e prekura sipas të dhënave të agjencisë së OKB-së për ndihmën në rast katastrofash, OCHA, jetojnë rreth 18 milionë vetë. Qindra mijëra njerëz u larguan nga zonat pranë brigjeve ose kërkuan mbrojtje në strehimet e emergjencës.

"Haiyan", ose "zogu i stuhisë" përshkoi Filipinet nga Paqësori në drejtim në veriperëndimit. Taifuni, ndërkohë më pak i fuqishëm, po lëviz tani në drejtim të Vietnamit. Atje autoritetet u bënë thirrje rreth 100.000 vetëve të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të strehohen në strehimet e përbashkëta.

Sipas përllogaritjeve të meteorologëve "Haiydan" do të mbërrijë të dielën në mëngjes në provincat qendrore të Vietnamit si taifun i kategorisë një ose dy. Ai mund të ulet në klasifikim si stuhi tropikale. Në Filipine ai mbërriti si ciklon i kategorisë pesë, shkalla më e lartë.