1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Tadiqi dhe serbët e Kosovës harmonizojnë qëndrimet

Serbët e Kosovës kanë vazhduar të qëndrojnë në barrikada. Por numri i atyre që kanë mbetur në rrugë ka rënë. Ndërkohë presidenti serb Boris Tadiq priti krerët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Boris Tadiq

Boris Tadiq

Nata në vendet ku serbët kanë vënë barrikada në veri të Kosovës kaloi e qetë, por shumica e protestuesve ishte e interesuar se çfarë po ndodh në Beograd, në takimin e delegacionit të tyre me presidentin serb Boris Tadiq. Në takim me Tadiqin në Beograd mbrëmë (07.08.2011) ishin kryetarët e komunave Zveçan, Leposaviq, Zubin Poton dhe Mitrovicë, të zgjedhur në zgjedhjet paralele të organizara nga Serbia, si dhe Borisllav Stefanoviq dhe Goran Bogdanoviq, të cilët në emër të Serbisë kanë arritur marrëveshje me KFOR-in për zhbllokimin e rrugëve në veri.

Nga kabineti i Tadiqit u kumtua se palët gjatë takimit treorësh kanë vlerësuar se paqa dhe uniteti janë më të rëndësishmet. Pjesëmarrësit e takimit kanë kërkuar prej forcave ndërkombëtare, KFOR-it dhe EULEX-it, që të jenë neutrale sa i përket statusit të Kosovës.

Rudare

Thema Serben im nördlichen Kosovo

Po ashtu ata ranë dakord që aksionet në Kosovë dhe qëndrimet ndaj bashkësisë ndërkombëtare të jenë në koordinim të plotë mes Beogradit zyrtar dhe përfaqësuesve të serbëve në Kosovë.

Problemi më i madh edhe më tej mbetet lirimi i plotë i rrugë dhe mundësimi i qarkullimit të lirë në Rudare, ku serbët në rrugë kanë vënë edhe një kryq. Marrëveshja e arritur me KFOR-in, me të cilën është dakorduar edhe qeveria e Kosovës, parashikon largimin e barrikadave dhe lirimin e të gjitha rrugëve.

Të pyetur nëse kanë pranuar këtë marrëveshje, përfaqësuesit e serbëve thanë se kanë rënë dakord për një bashkëpunim të plotë me institucionet e Serbisë, të cilat kanë arritur marrëveshje me KFOR-in.

Rudare

Rudare

Këtë qëndrim përsëriti edhe ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviq, i cili tha se krerët e katër komunave me shumicë serbe, kanë premtuar se do të respektojnë marrëveshjen e Serbisë me autoritetet e KFOR-it. Vendimi përfundimtar për pranimin apo jo të marrëveshjes do të merret ditën e martë, në takimin e kuvendeve të këtyre katër komunave paralele.

Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama