1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Tadiq: Kurrë nuk do ta shtyj vendin tonë në luftëra të reja

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq zhvilloi sot një vizitë të shkurtër në Kosovë. Vizita u realizua në kuadër të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve që do të zhvillohen në Serbi në 3 shkurt.

default

Boris Tadiq

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, u tha serbëve të Kosovës se Serbia, kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova. Gjatë një vizite në fshatin Cernicë afër Gjilanit, një pjesë e të cilit banohet nga pjestarë të komunitetit serb, presidenti Boris Tadiq, tha se ai do të bëjë gjithçka që serbët të ekzistojnë në Kosovë. Boris Tadiq, u prit nga disa qindra qytetarë serb, vizitoi një shkollë fillore dhe shumë shpejt u kthye në Serbi.

Tadiq: Kurrë nuk do ta njohë pavarësinë

"Sa më përket mua unë gjithmonë do ta mbroj Kosovën, ekzistencën tonë në Kosovë. Do të bëjë gjithmonë, gjithçka është e mundur që t'i ikim dhunës në mënyrë që të mbrojë jetën para së gjithash të njerëzve tanë", tha Boris Tadiq, duke u thënë serbëve se ai kurrë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Tadiq bëri të qartë pozicionin e tij duke theksuar frymën konstruktive: "Ju e dini mirë qëndrimin tim kur është fjala për të ardhmen e Kosovës. Unë kurrë, absolutisht kurrë nuk do të pranojë kurrëfarë pavarësie të Kosovës. Këtë duhet ta dini. Kurrë nuk do ta shtyjë vendin tonë në luftëra të reja. Gjithmonë do të kërkojë një zgjidhje paqësore me proces negociator."

Ai tha se dëshiron të ketë marrëdhënje të mira me shqiptarët duke thënë se shqiptarët dhe institucionet e tyre, kanë një përgjegjësi të madhe kur është fjalë për të ardhmen e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë. Administrata ndërkombëtare e lejoi presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, të realizojë vizitën në Kosovë.

UNMIK-u lejoi ardhjen e Tadiqit

Zyrtarë të UNMIK-ut, thonë se ata nuk kanë qenë të përfshirë në organizimin e vizitës së presidetit Tadiq, mirëpo, janë kujdesur për sigurinë e tij. Vizita në Kosovë e presidentit aktual të Serbisë, Boris Tadiq, i cili rikandidon për president të Serbisë, realizohet në kuadër të fushatës për zgjedhjet preidenciale serbe raundi i dytë i të cilave zhvillohet me tre shkurt. Serbët e Kosovës marrin pjesë vazhdimisht në zgjedhjet e Serbisë, por bojkotojnë zgjedhjet e Kosovës. Tri javë më parë në Kosovë ka qëndruar edhe kandidati tjetër për president të Serbisë, radikali Tomisllav Nikoliq. Gjatë një tubimi në pjesën veriore të Kosovës, Tomisllav Nikoliq, pati thënë se, Kosova do të jetë serbe, derisa Serbia të mos pajtohet dhe ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

  • Data 31.01.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D0X0
  • Data 31.01.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D0X0