1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Tadiç: vazhdim i procesit të bisediemeve deri në gjetjen e zgjidhjes me kompromis

Hashim Thaçi: Pristhina e gatshme të përballet me të gjitha sfidat e respektimit të të drejtave të njeriut dhe demokratizimin e vendit. Këshilli i Sigurimit në Nju Jork diskutoi (16.01) mbi gjendjen në Kosovë.

default

Nga një seancë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Këshilli i Sigurimit në Nju Jork diskutoi (16.01) mbi gjendjen në Kosovë dhe mbi raportin e kryeadministratorit Joachim Rücker. Pjesa e parë e seancës ishte e hapur dhe në të foli presidenti i Serbisë Boris Tadiç. Ai kërkoi vazhdimin e procesit të bisediemeve deri në gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi. Tadiç: zgjidhja e pranueshme për të dyja palët me bazë rezolutën 1244
Serbiens Präsident Boris Tadic

Presidenti i Serbisë Boris Tadiç

"Qytetarët e Serbisë janë të vendosur për politikën e ruajtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit, si dhe vazhdimin e integrimeve evropiane. I bëj thirrje Këshillit të Sigurimit të respektojë këtë qëndrim dhe të vazhdojë negociatat. Jemi të gatshëm që bisedimet t´i vazhdojmë menjëherë. Serbia është e gatshme për bisedimet që së bashku me Këshillin Sigurimi të gjejë një zgjidhje kompromisi e cila do të siguronte paqen dhe stabilitetin në Ballkan." Sipas presidentit Tadiç zgjidhja, që duhet të jetë e pranueshme për të dyja palët mund të gjendjet në kuadër të Rezolutës 1244, duke siguruar të gjitha të drejtat e shqiptarëve në kuadër të Serbisë. Ai tha se vizioni i të gjitha vendeve të rajonit është ardhmëria në Bashkimin Evropian. Prej OKB-së dhe shteteve në veçanti ai kërkoi që të mos e njohin pavarësinë e Kosovoës. "Njohja e njëanshme e pavarësisë pa dyshim që do të ishte preçendent. Askush nuk ka të drejtë ta destablizojë Serbinë dhe Ballkanin me vendime të shpejta dhe të pamenduara mirë, të cilat mund të kenë pasoja të paparashikueshme edhe për rajonet e tjera me probleme seperatizmi." Tadiç theksoi se Serbia do të mbrojë sovranitetin me të gjitha mjetet ligjore, demokratike dhe diplomatike, por nuk do të përdorë dhunën apo luftën për të mbajtur Kosovën. Ai nënvizoi se Serbia është e gatshme ta mbrojë popullsinë serbe, vetëm nëse KFOR-i nuk është në gjendje ta evitojë dhunën ndaj tyre. Kundër njohjes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës është shprehur edhe ambasadori rus Vitalij Çurkin duke shtuar se Rusia do të përdorë veton në Këshillin e Sigurimit dhe do të bllokojë çdo përpjekje për njohjen e pavarësisë. Rücker: Në Kosovë është përmirësuar gjendja e sigurisë dhe liria e lëvizjes

Joachim Rücker, neuer UN-Verwalter der serbischen Provinz Kosovo

Shefi i UNMIK-ut Joachim Rücker

Pas fjalës së Tadiçi seanca vazhdoi me dyer të mbyllura. Raportin për gjendjen në Kosovë paraqiti kryeadministratori Joachim Rücker, i cili tha se në Kosovë është përmirësuar gjendja e sigurisë dhe liria e lëvizjes. Rücker tha, se në Kosovë ka ende sfida por nuk janë aspak të drejta pohimet e presidentit Tadiç se atje nuk ka liri lëvizjeje. Ai shtoi, se edhe vet në rrugët dhe restoranet e Pristhinës mund të dëgjojë të flitet serbisht, pa asnjë problem. Institucionet e Kosovës janë të gatshme për hapat e ardhshëm drejt zgjidhjes së statusit të Kosovës. Nga zgjidhja e statusit varet edhe zbatimi i disa standardeve tjera. Ndërsa administrata ndërkombëtare i ka bërë të gjitha që janë të mundur dhe është e gatshme për të gjitha mundësitë, në rast shpallje të pavarësisë, theksoi Rücker. Thaçi: Kosova e përkushtuar në rrugën e integrimeve evropiane dhe në NATO

Kosovo Demokratische Partei Hashim Thaci

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi

Këshillit të Sigurimit iu drejtua edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i cili kërkoi njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe u zotua se Pristhina zyrtare është e gatshme të përballet me të gjitha sfidat e respektimit të të drejtave të njeriut dhe demokratizimin e vendit. Ai nënvizoi përkushtimin e Kosovës që të shkojë në rrugën e integrimeve evropiane dhe në NATO. Kryeministri Thaçi theksoi se Kosova në koordinim me SHBA dhe BE së shpejti do të marrë vendimin për pavarësinë. Kosova do të jetë vend i shanseve të barabarta për të gjithë qyatetarët e saj dhe vend i nxijtjes së stabilitetit në rajon. Ambasadori amerikan Zalmaj Halilzad nënvizoi se për shkak të kërcënimeve me përdorimin e vetos, Këshilli i Sigurimit është i bllokuar duke shtuar se plani i Marti Ahtisarit është zgjidhja më e mirë. Ambasadori amerikan tha se autoritetet serbe duhet të jenë të urta dhe të pranojnë dorën e shtrirë të bashkësisë ndërkombëtare për vazhdimin e raporteve të mira me SHBA dhe BE. Shkëputjen e Kosovës prej Serbisë e mbështetën edhe disa ambasadorë tjerë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki Mun nuk ishte prezent në seancë, por në raportin e tij të fundit ka vlerësuar se status quoja është e paqëndrueshme. Ai ka kërkuar vazhdimin e procesit për zgjidhjen e statusit dhe është informuar mbi gatishmërinë e BE për të marrë mbi vete misionin në Kosovë. Në Nju Jork vlerësohet se ishte ky edhe rarpoti i fundi i një kryeadministratori, para zgjidhjes së statusit të Kosovës.

  • Data 17.01.2008
  • Autor Cani, Bahri
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CszD
  • Data 17.01.2008
  • Autor Cani, Bahri
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CszD