1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ta mbajmë Kosovën deri në minutën e fundit

Rritet antievropianizmi në Serbi. Politikanët serbë kundër planeve të BE-së për misionin e planifikuar në Kosovë.

default

Tomislav Nikoliç kërkon bazë ushtarake ruse

Skenari më i mundshëm për Kosovën sipas vëzhguesve politikë do të jetë ai i shpalljes së pavarësisë pas zgjedhjeve presidenciale në Serbi. Në këto zgjedhje kandidon presidenti aktual, Boris Tadiç dhe udhëheqësi i serb i opozitës, Tomislav Nikoliç.

Në Serbi asnjë politikan nuk do të heqë dorë nga Kosova

Ndërkohë Serbi është rritur presioni ndaj BE-së. BE siç dihet po përgatit ndër kohë një mision krize për Kosovën me 1800 policë dhe punonjës administrate. Kundër këtij misioni u shpreh kryeministri serb, Vojislva Koshtunica: "Një gjë e tillë nuk është e mundur, sepse ky mision praktikisht zbaton një pjesë të planit të dshtuarAhtisari. Me këtë mision iniciohet një proces i cili shkel rezolutën e OKB-së."

Bashkimi Evropian ka bindjen se misioni i BE-së nuk ka nevojë për një miratim të OKB-së, dhe shpreson këtu tek mbështetja amerikan, së paku të thotë për këtë fjalën, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së , Ban Ki Moon.

Ende është e paqartë se ç'rrugë do të marrin planet e BE-së për Kosovën. E qartë është që tani që në Serbi dhe Rusi, Bashkimi Evropian nuk shihet me sy të mirë.

Pllakate serbe: "Rusi na ndihmo"

Kjo duket qartë edhe në pllakatet e serbëve që jetojnë në Kosovë. "Rusi na ndihmo" shkruhet aty. Shefi i radikalistëve serbë, Tomislav Nikoliç së fundi u shpreh për ngritjen e një baze ushtarake ruse në Serbi. Madje ai bën fjalë në mënyrë indirekte për një intervenim të Rusisë, për të ndihmuar Serbinë të mos humbasë Kosovën. "Nuk ka zgjidhje më të mirë. Kur kemi një bazë amerikane, duhet të kemi edhe një bazë ushkarake ruse. Kështu ata do ta respektonin njëri-tjetrin dhe ne do të ishim të sigurtë. Mua nuk më pëlqen një prani e njëanshme ushatarke në territorin serb. Ne kemi tani praninë e amerikanëve, domethënë të NATO-s, pse të mos kemi edhe një kundërpërgjigje ruse.Sipas mendimit tim kjo do të ishte ideale"

Fronti antiamerikan dhe ai antievropian në Serbi i bashkon kampet politike të majta deri në ekstremin e majtë. Të gjithë luftojnë të bashkuar për një Kosovë nën Serbi.

  • Data 20.12.2007
  • Autor Andreas Meyer-Feist
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ce7O
  • Data 20.12.2007
  • Autor Andreas Meyer-Feist
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ce7O