1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

“Tё paprekshmit “ e korruptuar para drejtësisë - Ndryshime në ligjin për imunitetin në Shqipëri

Shqipёria është gati tё ndryshojё Kushtetutёn pёr tё kufizuar ose hequr imunitetin e deputetёve, gjyqtarёve dhe zyrtarёve tё lartё. Synimi është njё luftё mё efikase kundёr korrupsionit.

Ministrave, deputetёve, gjyqtarёve, atyre qё deri mё sot janё stigmatizuar “tё korruptuar” nga afera korruptive tё publikuara nё mediat e Tiranёs, por tё pafajshёm nga ndërprerjet e proceseve gjyqësore pёr shkak procedurash apo imunitetit, ka gjasa qё jeta t’u bёhet e vёshtirё. Drafti i ndryshimeve kushtetuese qё i heq apo kufizon imunitetin kёsaj shtrese tё shoqёrisё shqiptare vjen nё njё kohё kur sondazhe tё organizatave ndёrkombёtare e rendisin Shqipёrinё nё pozicionin e njё vendi me nivel mё tё lartё korrupsioni se njё vit mё parё. Lufta ndaj korrupsionit ёshtё njё rekomandim i BE dhe njё detyrim pёr t’ u pёrmbushur nga autoritetet e Tiranёs, nёse duan qё sivjet tё mos marrin pёrsёri refuzim tё aplikimit pёr statusin e vendit kandidat pёr anёtarёsim, si ndodhi radhazi dy vitet e mëparshme. Nё kёtё kontekst, Pandeli Majko, ish kryeministёr socialist, deputet dhe relatori i opozitёs nё procesin e hartimit tё draftit, thotё pёr programin shqip tё DW:

“Realizimi me konsensus mes palёve i kёtij drafti pёrbёn njё sukses tё jashtёzakonshёm. Jashtё çdo konteksti politik, ky draft pёrbёn njё arritje shumё tё rёndёsishme pёr klasёn politike tё Shqipёrisё, më seriozen pas miratimit të Kushtetutës në vitin 1998. Drafti pёr ndryshimet kushtetuese qё mundёson heqjen apo kufizimin e imunitetit, realizon njёherazi edhe njё barazi mё tё madhe para ligjit tё personave me imunitet, me qytetarin e zakonshёm”

Drafti, nёse miratohet në Parlament dhe zbatohet më pas në praktikë, krijon premisa për tё hapur procesin e pastrimit të politikёs dhe gjyqёsorit nga korrupsioni. Duke paraqitur situatёn aktuale lidhur me kёtё çёshtje, Z. Majko vё nё dukje:

“Sot ёshtё fakt qё nё Shqipёri ёshtё krijuar njё shtresё njerёzish tё paprekshёm, qё shkojnё deri nё dyert e Gjykatave dhe qё andej dalin absolutisht tё pafajshёm, nё njё kohё kur reflektimi i gjerё i publikut, brenda edhe jashtё vendit, ёshtё krejt ndryshe. Ky falimentim ”de facto” i sistemit tё drejtёsisё dhe i marrëdhёnieve tё sistemit tё brendshёm politik dhe institucional tё Shqipёrisё, me luftёn kundёr korrupsionit dhe kriminalitetit, bëri tё detyrueshme ndryshimet kushtetuese lidhur me imunitetin dhe miratimin konsensual tё draftit pёr tё cilin po flasim” thekson Z. Pandeli Majko.

Leje jo pёr hetime por pёr arrestimin dhe kontrollin e banesёs

Ndryshimet kushtetuese qё synojne ta bëjnë drejtësinë të arrijë tek “tё paprekshmit” lidhen me kompetenca tё reja, qё Kushtetuta i jep organit tё akuzёs, Prokurorisë.

“Miratimi i ndryshimeve sjell njё situatё tjetёr: Prokuroria nuk i merr mё leje Kuvendit si deri mё tani pёr tё hetuar njё ministёr, deputet apo gjykatёs, pra ndaj gjithё sistemit qё deri mё sot ka gёzuar imunitet pёr t’u hetuar. Tani organi i akuzёs kryen hetime pa i marrё leje Kuvendit por i kёrkon leje vetёm pёr tё arrestuar dhe kontrolluar banesёn e individit, qё hetohet pёr korrupsion. Ky barazim në hetim i njerёzve me imunitet me qytetarin e thjeshtё, ёshtё njё hap shumё i rёndёsishёm, qё nё thelb do tё shёrbejё si njё mekanizёm shumё i fortё nё luftёn kundёr korrupsionit dhe kriminalizimit tё sistemit politik dhe tё drejtёsisё“, thotё Z. Pandeli Majko.

Ndërtesa e parlamentit të Shqipërisë në Tiranë

Liria pёr tё hetuar - a mund ta keqpёrdorё atё organi i akuzёs?

Ndryshimet kushtetuese qё ofrojnё palёt dhe sidomos liria e organit tё akuzёs pёr tё hetuar pritet tё sjellё edhe prurje tё reja nё raportet e prokurorisë me institucione kushtetuese dhe gjykatat.

“Mendoj se do tё ketё shtysa pёr njё marrdhёnie tё hekurt mes prokurorisё dhe kёtyre institucioneve, mes hetimeve dhe konkluzioneve, mes luftёs dhe dёnimit tё korrupsionit. Ndryshimet Kushtetuese heqin mjegullёn nё dosjet e korrupsionit, heqin dorashkat e deritanishme dhe vendosin pёrballë luftёn kundёr krimit dhe korrupsionit nga ana e gjyqёsorit dhe drejtёsisё. Pra, do tё kemi njё procedurё qё ёshtё e detyruar tё fillojё apo tё mos fillojё nёse 'tё paprekshmit' do tё mbeten po ata ,” thotё Z. Majko.

Ndёrkohё liria qё merr me ndryshimet kushtetuese Prokuroria pёr tё hetuar pa marrё leje nga Kuvendi ngre edhe hipotezen për mundёsi keqpёrdorimi tё kёsaj lirie në drejtim të opozitës, e majtë apo e djathtë.

“Imuniteti i opozitёs sё sotme ёshtё pothuajse zero. Hedhja e hapave tё tilla si ёshtё drafti pёr ndryshimet kushtetuese nga ana e opozitёs socialiste lidhet me vullnetin pёr tё vendosur njё balancё tё qartё kushtetuese dhe hequr dorё nga fluiditeti qё ekziston sot nё marrëdhёniet mes gjyqёsorit nga njёra anё dhe politikёs nga ana tjetёr” vё nё dukje Z. Majko.

Reforma nё drejtёsi dhe efikasiteti i ndryshimeve kushtetuese pёr imunitetin

Qё ndryshimet kushtetuese qё i hapin rrugё hetimeve pёr ministra, deputetё dhe zyrtarё tё lartё tё dyshuar pёr korrupsion tё prodhojnё dekriminalizimin e drejtёsisё dhe politikёs ekziston njё parakusht: reforma nё drejtёsi, pavarёsia nga politika dhe zgjedhja e profesionalizmit nё vend tё militantizmit.

“Ёshtё shumё e vёshtirё qё edhe pas ndryshimeve kushtetuese pёr kufizimin e imunitetit, nёse gjykatёsit do tё jenё tё votuar vetёm nga e njёjta maxhorancё, po kёshtu edhe prokurori i pёrgjithshёm, Presidenti… atёherë 'tё paprekshmit' vёshtirё se do tё preken”, shprehet Z. Majko.

Nё kёtё kontekst PS po kёrkon qё tё shtyhet data e votimit tё draftit pёr ndryshimet kushtetuese pёr imunitetin, e propozuar nga PD për datën 6 gusht.