1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

"Tё bashkuar kundёr dhunёs!"

Reagime dhe shprehje solidariteti pas shpёrthimeve ndaj autobusit tё ekipit tё Borussia Dortmundit.

Tre shpёrthime, njё futbollist i plagosur dhe njё mbrёmje futbolli e dёshtuar: lёndёt shpёrthyese pranё autobusit tё Borusia Dortmund (BVB)trondisin jo vetёm botёn e sportit - Borussia Dortmund po pёrjeton njё valё shprehjeje tё solidaritetit dhe mbёshtetje nga e gjithё bota.

Bota e futbollit ёshtё e shokuar: sёrish shpёrthejnё bomba nё prag tё njё ndeshjeje futbolli. Tri lёndё shpёrthyese plasёn nё afёrsi tё autobusit tё Borussia Dortmund, qё mbrёmjen e sё martёs (11.04) udhёtonte pёr nё ndeshjen e kthimit nё vend ndaj MS Monaco nё kuadёr tё Ligёs sё Kampioneve. Mbrojtёsi Mesfushor Mark Barta u dёrgua nё spital me plagosje tё rёndё nё dorё, ku edhe e kanё operuar ndёrkohё. Lojtarёt e tjerё shpёtuan pa u plagosur. Ndeshja u anullua dhe do tё zhvillohet tё mёrkurёn (12.04) nё mbrёmje.

Kjo ngjarje tё kujton sulmet terroriste nё Paris mё 13 nёntor 2015, ku pёr shkak tё paralajmёrimeve nga terrori u anullua ndeshja Gjermani-Holandё, qё u zhvillua pas disa ditёsh, njofton agjencia gjermane e shtypit, DPA duke iu referuar qarqeve tё sigurisё. Hetuesit mendojnё, megjithatё, se mund tё kemi tё bёjmё me njё sulm "tё qёllimshёm  ndaj BVB", sikurse u shpreh presidenti i policisё sё Dortmundit nё njё konferencё shtypi.

Futbolli sёrish konfrontohet me dhunёn, qё tё shtang. Brenda pas minutash pasi u pёrhap lajmi pёr shpёrthimin, mijёra shprehje solidariteti u bёnё publike, kryesisht pёrmes rrjeteve sociale.

Ministri i Brendshёm gjerman Thomas de Maizière shkruan: "Mendimet e mia bashkohen me ekipin. Tani ёshtё e rёndёsishme tё zbardhen shkaqet. Shpresoj, qё nesёr futbolli sёrish do tё jetё nё qendёr tё vёmendjes."

Gerald Asamoah (ish-profesionist i ekipit Schalke)ne reagimin e tij shkruan: "E paimagjinueshme. Nё kёto momemnte futbolli dhe ne tё gjithё duhet tё bashkohemi. Get well soon."

Carlo Ancelotti (FC Bajern i Mynihut): "Keni tё gjithё mbёshtetjen tonё pёr BVB dhe dёshirёn pёr njё shёrim sa mё tё shpejtё pёr Marc Bartra."

Njё gjest tё madh bёnё tifozёt e AS Monaco, qё pasi mёsuan pёr shpёrthimet, brohoritёn nё stadium "Dortmund, Dortmund".