1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Tërmeti dhe mediat në Kinë - Zhvillim pozitiv

Nëpermjet raportimeve të bollshme në mediat kineze e gjithë bota është duke mësuar detaje nga puna gërmuese e trupave ndihmëse dhe për çudi edhe për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet njerëzit në rajonin e krizës.

default

Gazeta kineze

Tërmeti i rëndë në provincën Sichuan në Kinën qëndrore i ka marrë jetën më shumë se 20 000 njerëzve. Numri i të vdekurve rritet çdo orë.

Televizioni shtetëror kinez CCTV raporton live në të gjithë botën – në mënyrë të besueshme, të sinqertë dhe aktuale. Pa dyshim që ky është një zhvillim pozitiv.

Një grua me jë fëmijë që qan në krahë ankohet para kamerave se ajo dhe fëmija e saj nuk ka ditë që nuk ka futur gjë në gojë, dhe për këtë akuzon kryeministrin kinez Wen Jiabao. Kryeministri premton ndihma të shpejta. Po duke thënë këtë ai duket sikur nuk ka nga t`ja mbajë. Këto pamje u panë në lajmet kryesore në orën 19 në televizionin shtetëror kinez, dhe prej andej ato u shpërndanë në gjithë botën.

Mediat shtetërore kineze kanë qenë të njohura si megafon i Partisë dhe jepnin vetëm emisione pozitive duke heshtur për çdo zhvillim negativ. Fatkeqësitë në miniera, shkatërrimet e ambientit ose katastrofat natyrore janë trajtuar deri tani si sekrete shtetërore. Por tani pas tërmetit është duke u prezantuar një pamje tjetër nga mediat kineze. Ato transmetojnë live nga konferencat e shtypit dhe japin pamje direkte nga rajoni i krizës. Momenten prekëse nga njerëzit në nevojë tregohen pa u censuruar. Li Datong, ekspert kinez përmediat, sheh zhvillime pozitive të mediave kineze: „Ky është një hap përpara. Nëse ky përparim ka depërtuar në sistemin tonë të mediave do e shohim kur aksioni për të ndihmuar dhe rikuperuar katastrofën do të ketë përfunduar plotësisht. Autoritetet e Partisë Komuniste që merren me censurimin e mediave janë duke u përpjekur edhe tani të kontrollojnë njoftimet e mediave dhe të influencojnë ato. Por gazetarët janë duke i kapëercyer këto kufinj. Ata janë duke punuar si gazetarë të mirë "

  • Data 15.05.2008
  • Autor Gui Hao (DW Kinezçe)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E0Fb
  • Data 15.05.2008
  • Autor Gui Hao (DW Kinezçe)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E0Fb