1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Tërmet politik - pasojat e raportit për Afganistanin

Qeveria gjermane mori masat e duhura në lidhje me personat, pas bërjes publike të një raporti të fshehtë për një sulm në Afganistan. Por çështja nuk është mbyllur, as përsa u përket pasojave.

Ministri i mbrojtjes zu Guttenberg e njeh gjendjen në Afganistan

Ministri i mbrojtjes zu Guttenberg e njeh gjendjen në Afganistan

Sulmi i avionëve amerikanë mbi një cisternë në Afganistan, sulm i diskutuar shumë dhe i urdhëruar nga një komandant gjerman ka shkaktuar tërmet në Berlin. Ushtari me gradën më të lartë i ushtrisë gjermane (Bundeswehr-it), gjenerali me katër yje, Wolfgang Schneiderhan, dhe sekretari i shtetit në ministrinë e Mbrojtjes, Peter Wichert, dhanë dorëheqjen. Me këtë shkarkim me motive politike, ministri i ri i Mbrojtjes, Karl-Theodor zu Guttenberg (CSU), tregon se është aktiv. Tensionet e krijuara për shkak të informimit të ndryshëm, me ose pa paramendim duhet të shoqërohen nga pasojat. Ministri nuk mund të durojë që informacionet të mos tregohen.

Kush dinte, kur dhe çfarë?

Tani fillon si në raste të tjera, loja e zakonshme : Kush dinte, kur e mësoi dhe çfarë mësoi? Kush duhet të dinte dikur diçka? Kush ka gënjyer me dashje apo pa dashje? Kaosi i krijuar në kalimin e ministrisë nga Franz-Josef Jung (CDU) tek zu Guttenberg -u ishte ushqim i gatshëm për opozitën. Pak e çuditshme duket, që ish-ministri i Jashtëm në koalicionin e madh dhe sot udhëheqës i opozitës kërkon me zë të lartë shpjegime. Pas bombardimeve, që ndodhën në muajin shtator Frank-Walter Steinmeier qëndroi i pazbuluar. Nëse del se ish-ministri i atëhershëm i Mbrojtjes Franz-Jozef Jung, i cili mban në qeverinë aktuale postin e ministrit të çështjeve sociale, nuk i ka dhënë të gjitha informacionet, ose nuk ka pranuar t`i mësojë ato, apo i ka mbajtur nën presion, atëherë edhe atij do t`i duhet të largohet nga skena politike. Ai nuk do të ishte më i përshtatshëm për një post politik në qeverinë federale.

Shumë e rëndësishme është të thuhet se në dhënien e dorëheqjeve nuk bëhet fjalë për pranueshmërinë ose jo të sulmit ajror, por për politikën e informimit në ministrinë gjermane të mbrojtjes. Gjenerali Schneiderhan ka thënë në një hetim të fshehtë të NATO-s se sulmi i ajror i urdhëruar ka qenë në përshtatje me ligjet. Edhe ministri i tanishëm i Mbrojtjes e ka pranuar në parim sulmin mbi cisternën e talibanëve, e cila mund të kishte shërbyer si bombë lëvizëse. Ministri Karl-Theodor zu Guttenberg e pa me sytë e vetë në Afganistan sa e vështirë është gjendja për ushtarët gjermanë në Veri të vendit.

A është luftë ajo që po ndodh në Afganistan?

Me urdhërin e komandatit gjerman është duke u marrë aktualisht edhe drejtësia gjermane. Ajo mund të nxjerrë se konflikti në Afganistan, të cilin qeveria gjermane nuk do ta quajë luftë, është sipas të drejtës ndërkombëtare luftë. Atëherë do të duhet sërish të ketë dorëheqje të tjera nga postet, sepse me përzgjedhjen hipokrite të fjalëve qeveria gjermane është duke tërhequr prej hunde vite me radhë ushtarët, parlamentin dhe publikun.

Edhe një herë : tërmeti politik në Berlin nuk ka të bëjë me pyetjen, nëse duhej urdhëruar apo jo sulmi në Kundus. Ende nuk dihet me siguri sa vetë kanë humbur jetën në atë sulm 17 apo 142, dhe çfarë janë ata që kanë humbur jetën, terroristë talibanë apo civilë? Sipas të drejtës ndërkombëtare në luftë duhet shmangur rënia viktimë e civilëve. Një komandant i ushtrisë gjermane mund të nxirret para përgjegjësisë vetëm nëse e ka ditur me siguri të madhe që para sulmit se mund të ketë viktima në radhët e civilëve dhe megjithatë ka urdhëruar sulmin.

Debati i rihapur në Gjermani do të çojë në uljen e sigurisë së ushtarëve, që marrin pjesë në misionet ndërkombëtare. Çfarë u lejohet dhe çfarë nuk u lejohet të bëjnë në mënyrë që të përmbyshin detyrën e tyre. Qeveria gjermane duhet të kthejë përgjigje të qartë dhe në përshtatje me praktikën për këtë çështje. Sepse dorëheqja e një gjenerali me merita nuk ndihmon shumë në këtë pikë.

Autor: Bernd Riegert

Redaktoi: Auron Dodi

DW.COM

  • Data 27.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Khdx
  • Data 27.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Khdx