1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Tërmet i rëndë në Japoni

Arrin në mbi 200 numri i të vdekurve nga tërmeti termeti më i rëndë në historinë e Japonisë. Veriu i Japonisë u godit nga një tërmet me forcën 8,8 ballë të shkallës Richter, që shkaktoi një cunami të jashtëzakonshëm.

default

Tërmeti prej 8,8 ballësh shkaktoi një cunami deri dhjetë metra të lartë. Sipas të dhënave të autoriteteve epiqendra ishte në rajonin Miyagi, gati 400 kilometra në verilindje të kryeqytetit Tokio. Në një ndërtesë turbinash të centralit bërthamor Onagava në verilindje ra zjarr. Nuk ka njoftime për çlirim radioaktiviteti. Në kryeqytetin Tokio shtëpitë u lëkundën për minuta të tërë. Pati disa zjarre, furnizimi me rrymë elektrike pësoi pjesërisht kolaps. Aeroporti i Tokios u mbyll. Në shumë pjesë të vendit qarkullimi hekurudhor dhe ai ajror u pezulluan. Në Tokio kabineti u mblodh në një takim krize. Pas tij kryeministri Naoto Kan u bëri thirrje njerëzve për qetësi. Ndërkaq Qendra e Paqësorit për Paralajmërimet nga Cunami i zgjeroi paralajmërimet e veta praktikisht për të gjitha rajonet bregdetare të Paqësorit. Kjo vlen sipas saj edhe për Australinë dhe Amerikën Jugore.

Masat e ujit marrin me vete gjithçka kanë

Pamje nga një rajon i goditur nga tërmeti

Pamje nga një rajon i goditur nga tërmeti

Pas tërmetit në orën 2:46', sipas orës lokale, në gjuhë të ndryshme u dha alarmi për rrezikun nga Cunami me kërkesën për t'u larguar nga brigjet e detit në ndonjë vend më të lartë e më të sigurt. Epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 130 kilometra në lindje të zonës bregdetare para të rajonit Miyagi. Pak më vonë valët e para të cunamit përfshinë të gjitha brigjet e Paqësorit në Japoni. Në televizion shihej se si masat e ujit merrnin me vete gjithçka kishin përpara.

Nga helikopteri mund të shihet se si deti ka vërshuar në fusha duke marrë me vete edhe makinat. Këto janë pamje të regjistruara në afërsi të qytetit Sendai rreth pesë kilometra larg detit. Nga valët janë prekur edhe ndërtesat e larta.


Në një vend vala arrin në dhjetë metra lartësi

Pamje të marra nga televizioni NHK

Pamje të marra nga televizioni NHK

Fillimisht u tha se fuqia e tërmetit ishte 7,9 ballë dhe u korigjua më vonë me 8,8 ballë të shkallës Richter. Ky tërmet shkatërrimtar ka shkaktuar valë disa metra të larta, në një vend vala ishte dhjetë metra e lartë. Me gjithë masat mbrojtëse të ndërmarra më herët janë përmbytur zona të mëdha bregdetare. Në prefekturën Miyagi tërmeti ka arritur një fuqi prej gjashtë plus në shkallën japoneze për matjen e tërmeteve prej 1 deri në 7. Të dy impiantet për prodhimin e energjisë bërthamore u nxorrën si masë paraprake jashtë funksionit. Në kryeqytetin Tokio shtëpitë u lëkundën për minuta të tëra. Furnizimi me rrymë elektrike pësoi pjesërisht kolaps. Aeroporti i Tokios u mbyll. Në shumë pjesë të vendit qarkullimi hekurudhor dhe ai ajror u pezulluan. Autostrada Tohuku në veri të vendit është dëmtuar rëndë në disa vende. Një rafineri në Chiba në afërsi të Tokios u përfshi nga flakët e zjarrit.

Autor: Peter Kujath / Esat Ahmeti

Redaktoi: Elert Ajazaj

DW.COM

  • Data 11.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10XNQ
  • Data 11.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10XNQ