1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Tërhiqet personeli diplomatik serb nga Shkupi

Të gjithë diplomatët e Serbisë në Maqedoni, u tërhoqën për konsultime urgjente në Beograd. Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë informon se ka qenë e njoftuar nga pala serbe, por nuk e di se cila është arsyeja.

"Ministria e Punëve të Jashtme sot ka marrë notë nga Ambasada e Serbisë në Shkup, në të cilën është njoftuar se personeli i Ambasadës është ftuar për konsultime në Beograd. MPJ e Maqedonisë nuk është e njoftuar me arsyet e këtij vendimi. Ajo ka vendosru kontakt me MPJ të Serbisë për të shpjeguar shkaqet. Ndërsa institucionet e Maqedonisë po ndërmarrin masa për mbrojtje të sigurisë dhe integritetit të Ambasadës së Serbisë në Shkup”, thuhet në njoftimin nga MPJ e Maqedonisë.

Beogradi me sqarime gjysmake

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se shteti i tij do të marrë masa për të mbrojtur interesat në Maqedoni. Kryediplomati serb tha se do të rishqyrtojnë kushtet për të vepruar në Maqedoni, pas tensioneve të krijuara së fundi.

Serbien Außenminister Ivica Dacic (picture alliance/AP Photo/D. Vojinovic)

Ivica Dacic

"Javën e ardhshme, pas takimeve që do të kemi me presidentin Vuçiq, një pjesë e stafit tonë do të kthehet në Shkup. Ambasadori do të kthehet më vonë, kur të përfundojmë të gjitha konsultimet që ne synojmë të zbatojmë këtu në Beograd”, ka deklaruar Daçiq.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq ka deklaruar se ka pasur takim me Ministrin e jashtëm Daçiq dhe me Presidentin Aleksandar Vuçiq, me të cilët ka biseduar për tërheqjen e personelit diplomatik nga Shkupi.
"Sot në mëngjes kisha mbledhje me Daciqin dhe konsultime edhe me Presidentin e Sërbisë, sepse nuk bëhet fjalë për ndonjë punë të vogël", ka deklaruar Brnabiq.
Serbia "ka prova të mjaftueshme"

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia ka prova të mjaftueshme të marra nga agjencia e intelegjencës për, siç ka thënë ai, "shumë veprime fyese kundër autoriteteve dhe institucioneve të Serbisë”. Vuçiq para gazetarëve në Beograd tha se Serbia po e pret vendimin e Shkupit dhe Podgoricës nëse do ta përkrahin anëtarësimin e Kosovës në UNESCO apo jo.

"Ne do të ndërtojmë raporte të mira me Shkupin, por këto raporte duhet të bazohen në respektin e ndërsjellë. Ne do të shohim nëse shqiptarët do të lëvizin për anëtarësimin në UNESCO, dhe do të presim se çfarë do të thonë Shkupi dhe Podgorica. Ne duhet të përgatitemi dhe të dimë se si ato do të përgjigjen. Ka shumë spekulime, por unë mendoj se në 10 ditët e ardhshme çdo gjë do të jetë me qartë”, ka thënë Vuçiq.

Shkupi do të vazhdojë të promovojë fqinjësi të mirë në rajon

Qeveria e Maqedonisë është prononcuar lidhur me vendimin e fundit të Beogradit zyrtar për tërheqjen e personelit diplomatik nga Shkupi. "Republika e Maqedonisë zhvillon marrëdhënie miqësore me të gjithë vendet fqinje. Kur ekzistojnë çështje të hapura sensitive mes dy fqinjëve tanë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, gjithmonë do t'i ndjekë interesat e shtetit ndaj parimeve të fqinjësisë së mirë, të bashkëpunimit rajonal dhe mospërzierjes në kontestet mes shteteve”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë

Mazedonien Premierminister Zoran Zaev im Parlament in Skopje (picture-alliance/AP Photo/B. Grdanoski)

Zoran Zaev

Analistët: Lojë e re gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor

Për analistin politik Selim Ibraimi ky veprim i Beogradit duhet shikuar në një kontekst më të gjërë. Sipas tij, këtu kemi të bëjmë me një pakënaqësi serbe. Ai shprehet se Beogradi po ndeshet me disa vështirësi në implementimin e politikave ekspansioniste.
"Gara gjeopolitike në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, është evidente dhe këtu Beogradi po ndeshet me disa vështërësi në implementimin e politikave ekspansioniste. Raportet e reja që qeveria e Shkupit përpiqet t'i vë me fqinjët dhe rendi i ri, me siguri nuk ju përshtatet qeverive rajonale”, ka deklaruar Selim Ibraimi.

Maqedonia është vendi më i vogël në Ballkan, megjithatë ajo ka kohë që është shndërruar në pikën më nevralgjike të përballjeve me karakter gjeostrategjik, thotë Sadri Ramabaja. Sipas tij, në Maqedoni tashmë është stacionuar numri më i madh i diplomatëve amerikanë në rajon.Ofensiva serbe duket e koordinuar me atë ruse, vlerson Ramabaja.

"Fatkeqësia është se Beogradi edhe më tej shërben si trampolinë e interesave ruse në Ballkan. Tërheqja e diplomatëve serbë nga Maqedonia, është një përpjekje dëshpëruese për t'i ikur përballjes me realitetin që do ta shpërfaqte Gjykata, tashmë i pakontrollueshëm dot, nga VMRO-DPMNE”, vlerson Ramabaja.