1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Tërheqje e parakohshme?

Ushtria turke u tërhoq krejt papritur nga Iraku i Veriut. Afro 240 luftëtarë të PKK-së dhe 27 ushtarë turq u vranë gjatë ofensivës njëjavore të Turqisë në Irakun e Veriut

default

Kamionat e ushtrisë turke duke u tërhequr

Synimi i ofensivës u arrit, u bë e ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke në Ankara. Në një deklaratë të Shtabit u paralajmërua gjithashtu se edhe në të ardhmen do të shikohen me vëmendje "aktivitetet terroriste" në veri të vendit fqinj. Nuk do të tolerohet më që territori turk të kërcënohet nga ajo zonë. Lufta kundër terrorizmit do të bëhet me vendosmëri si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, thuhej më tej në deklaratën e shtypit.
Ofensiva tokësore në Irakun e Veriut ishte kundër Partisë Puntore Kurde (PKK). Ajo konsiderohet nga Turqia zyrtarisht si organizatë terroriste. Ofensiva pat filluar të enjten e javës së kaluar (21.2.). Sipas të dhënave zyrtare, gjatë luftimeve janë vrarë 237 luftëtarë kurdë dhe 27 ushtarë turq.
Tërheqja e trupave ka ndodhur më herët se ç'prisnin vëzhgesit. Ankaraja ngul këmbë që ky vendim u morr pa ndikimin e ndonjë shteti tjetër. Fjala është për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të enjten ministri turk i mbrojtjes Vexhdi Gënyl (Vecdi Gönül) i kishte thënë homologut të tij amerikan Robert Gejts (Gates) gjatë një takimi në Ankara se nuk ekziston një plan kohor për tërheqjen e trupave.
Gënyl: "Se sa do të zgjasë kjo nuk dihet. Derisa të arrijmë qëllimin, sepse ne nuk kemi ndonjë synim të qendrojmë aty."
Por me sa duket, mbas kulisave, kërkesat e Gejtsit patën më tepër ndikim se ç'ishte pritur. Nisur nga deklaratat jo të qarta të bëra me vetëdije nga pala turke të enjten në mbërmje u krijua përshtypja se vizita e ministrit amerikan nuk kishte patur suksesin e dëshiruar. Se çfarë solli deri tek tërheqja e trupave është ende e paqartë. Gjithsesi edhe presidenti Bush në një konferencë shtypi në Uashington e pat mbështetur të enjten (28.02.) kërkesën e ministrit Gejts.
Bush: "Turqia duhet ta realizojë sa më shpejt misionin në Irakun e Veriut dhe duhet të tërheqet."
Në se tërheqja e trupave turke, e cila ndoshta do të zgjasë edhe disa ditë, do të ketë përfunduar deri në fillim të javës së ardhshme, atëherë del që kërkesat e Gejtsit dhe deklaratat fillestare të Shtabit të Përgjitshëm për kohëzgjatjen e luftimeve nuk janë shumë të ndryshme. Ushtria turke tha se ato do të zgjasin 15 ditë, ndërsa ministri amerikan i mbrojtjes një deri dy javë. Luftimet e Ankarasë në Irak u mbështetën nga Uashingtoni në aspektin logjistik.
  • Data 29.02.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DFwi
  • Data 29.02.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DFwi