1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Tërheqje deri në 2011 - Qeveria irakiane miraton paktin e dislokimit të trupave të SHBA

Qeveria irakiane të dielën (16.11) miratoi projektin e marrëveshjes me SHBA për dislokimin e trupave. Marrëveshja duhet të kalojë edhe në parlament.

default

Ushtarë irakianë kthehen në shtëpi

Marrëveshja parashikohet të nënshkruhet deri në fund të këtij viti nga presidenti aktual i SHBA, Xhorxh Bush dhe nga kryeministri irakian Maliki. Ajo përbën bazën ligjore për angazhimin e trupave të mëtejshme të SHBA në Irak.

Një vit kanë debatuar për këtë marrëveshje qeveritë në Bagdad dhe në Uashington. Në fund irakianët së paku arritën një sukses në bisedime. Por vetëm praktika do ta tregojë se sa i vlefshëm është ky sukses. Bagdadi ia arriti që të imponojë planin kohor për tërheqjen e trupave të SHBA, një pikë kjo që presidenti në largim i SHBA, Xhorxh Bush donte ta shmangte me çdo kusht.

Irak Bombenanschlag im Stadtviertel Karrada in Bagdad

Sulmet në Bagdad janë rikthyer sërish

Tani, sipas paktit të dislokimit, ushtarët amerikanë fillimisht deri në mesin e vitit të ardhshëm do të tërhiqen nga rreth 400 bazat e tyre në Irak. Aktualisht SHBA kanë dislokuar rreth 150.000 ushtarë në territorin irakian. Deri në fund të 2011 ata duhet të largohen nga Iraku. Përgjegjësinë për sigurinë gradualisht duhet ta marrë përsipër ushtria dhe policia irakiane. Ato ndërkohë kontrollojnë 13 nga 18 provincat e vendit.

Të dyja palët vazhdimisht i kanë ushtruar presion njëra-tjetrës dhe së fundi këtij presioni iu shtua edhe trysnia kohore: Në fund të vitit skadon mandati i OKB-së për dislokimin e trupave të huaja në Irak. Kalimi i këtij afati presupozonte krijimin e një situate të parregullt, ndonëse aktualisht askush në Irak nuk mendon për tërheqjen me nxitim të SHBA. Edhe presidenti i ardhshëm Obama gjatë luftës elektorale premtoi një tërheqje brenda 16 muajve, pas marrjes së postit prej tij.

Der radikale Schiiten-Prediger El Sadr Porträtfoto

Radikali shiit, udhëheqës shpirtëror i shiitëve, al Sadri

Al Sadri rrezikon paktin e qeverisë irakiane me amerikanët

Qeveria irakiane pas miratimit të paktit të dislokimit tregohet e vetëdijshme duke konsideruar të sigurt dhe të pakthyeshëm sovranitetin e plotë të vendit. I lehtësuar zëdhënësi i qeverisë së Irakut, Ali al-Dabag deklaroi: “Ne i përfunduam bisedimet me amerikanët. Kabineti e aprovoi paktin, që tani do t´i kalojë për shqyrtim parlamentit si organi legjislativ i vendit tonë. Deputetët mund ta pranojnë, ose mund ta refuzojnë këtë marrëveshje."

Megjithatë rreziku i dështimit të saj në parlament është i vogël. Kryeministri Nuri Al Maliki ka një shumicë të qartë. Por ka një rrezik të vogël që mund të vijë prej nacionalistëve irakianë dhe prej udhëheqësit shpirtëror al-Sadr dhe milicëve të tij, që janë kundër amerikanëve. Ai të premten (14.11.) deklaroi krijimin e një trupe me emrin Brigadat e Ditës së Premtimit duke u përbetuar, se do t´i luftojë trupat e SHBA deri në tërheqjen e plotë të tyre, duke mos lënë më asnjë bazë në Irak.

Amerikanët kundërshtojnë dënimin e ushtarëve të tyre në Irak

Kjo duket se është si një fuçi baruti për marrëveshjen. Kushti i vendosur në këtë marrëveshje është, që gjendja e sigurisë mund të lejojë tërheqjen e trupave të SHBA. Por koncepti i sigurisë është mjaft i gjerë po të kemi parasysh edhe pasurinë me naftë që ka ky vend.

Praktikisht të gjithë irakianët janë kundër rregullit, që ushtarët e SHBA të mos ndëshkohen për krimet në Irak. Bagdadi insisitoi shumë për gjykimin e tyre në gjykatat e veta, ndërsa Uashingtoni i kundërshtoi këtë në mënyrë kategorike. SHBA donin ta lejonin gjykimin nga gjykatat irakiane vetëm për shkeljet e kryera jashtë orarit të shërbimit. Por kur kanë lëvizuar ushtarët e SHBA privatisht jashtë kazermave në Irak?

Hollësi mbi marrëveshjen deri tani nuk janë publikuar. E pikërisht në detajet e saj janë përpiluar edhe pengesat për zbatimin e këtij pakti.

  • Data 17.11.2008
  • Autor Ulrich Leitholdt
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fw5S
  • Data 17.11.2008
  • Autor Ulrich Leitholdt
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fw5S