1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Tërheqja e trupave nga Iraku - Kryeministri irakian zhvillon bisedime në Shtëpinë e Bardhë

Pak javë para tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku, Barack Obama siguroi qeverinë e Bagdadit për mbështetjen afatgjatë të vendit të tij. "SHBA do të mbetet partner i besueshëm i popullit irakian," deklaroi ai.

Tërheqje e trupave amerikane nga Iraku

Tërheqje e trupave amerikane nga Iraku

Kur Barack Obama dhe mysafiri i tij, kryeministri irakian Nuri al-Maliki pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë dolën para mikrofonave mesazhi i presidentit amerikan ishte i qartë: "Pas nëntë vitesh këtë muaj përfundon lufta në Irak."

Kur Obama njoftoi për këtë nuk foli vetëm si president por edhe si kandidat i fushatës elektorale që fillon vitin e ardhshëm. Dhe pasi që ai nuk ka arritur t'i përmbushë shumë premtime të fushatës politike para futjes në Shtëpinë e Bardhë ai paraqiti dje (12.12.) me krenari të paktën këtë sukses të madh: fundin e luftës në Irak: "Kjo është tani koha e kthimit në shtëpi. Shumë familje amerikane do të ribashkohen për ditët e festave:"

Presidenti e lavdëroi qartë qeverinë e Bagdadit. Në mes të dy kombeve sovrane tani pas tërheqjes së trupave amerikane fillon një kapitull i ri i marrëdhënieve në bazë të interesave të ndërsjella dhe respektit të ndërsjellë. Iraku tani do të qëndrojë në këmbët e veta, theksoi Obama.

Tërheqje e trupave amerikane nga Iraku

Tërheqje e trupave amerikane nga Iraku

"Njerëzit në të gjithë rajonin do të përjetojnë një shtet të ri të Irakut, i cili do të marrë fatin e tij në duart e veta. Ky është një vend në të cilin njerëzit në të ardhmen do të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në mënyrë paqësore në një shtet demokratik, pa marrë parasysh se çfarë rajoni apo çfarë gjinie ata i përkasin."

Kryeministri irakian miratonte me lëvizjen e kokës fjalët e presidentit amerikan dhe pastaj mori edhe vetë fjalën: "Tërheqja e trupave amerikane është një shenjë e suksesit."

Tani është përmbyllur kapitulli i parë i një bashkëpunimi konstruktiv. Në kapitullin e ardhshëm të marrëdhënieve bëhet fjalë sidomos për një fazë të partneritetit strategjik në mes të Bagdatit dhe Uashingtonit. Veçanërisht në fushën ekonomike dhe në trajnimin dhe pajisjen e forcave të armatosura irakiane, Iraku ka nevojë ende për mbështetjen e SHBA-së, u shpreh kryeministri i Irakut. Dhe këtë mbështetje ia premtoi atij presidenti Obama: "Njerëzit në Irak duhet ta dijnë se ata nuk do të jenë vetëm. Me SHBA-në ata kanë një partner të fortë dhe të qëndrueshëm."

Tërheqje e trupave amerikane nga Iraku

Tërheqje e trupave amerikane nga Iraku

Me këtë rast, Obama paralajmëroi vendet e tjera kundër përzierjes në punët e brendshme të Irakut. Me këtë ai nënkuptonte në mënyrë të tërthortë pushtetmbajtësit në Iran, për të cilët Uashingtoni beson se ata mund të përfitojnë nga tërheqjen e trupave amerikane dhe të shfrytëzojnë vakumin e sigurisë që do të mund të krijohej në Irak.

Autor: Klaus Kastan / Esat Ahmeti

Redaktoi:Aida Cama