1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Tërheqja e trupave deri në vitin 2014

Në Kabul zhvillohet konferenca ndërkombëtare për të ardhmen e Afganistanit. Afganët duhet të marrin përsipër përgjegjësinë për sigurinë në vend

default

Presidenti i Afganistanit Hamid Karsai

Presidenti i Afganistanit Hamid Karsai angazhohet që të marrë përsipër përgjegjësinë për sigurinë në vendin e tij deri në vitin 2014. Nga ky vit forcat e armatosura afgane duhet të jenë përgjegjëse për të gjitha operacionet ushtarake dhe ndëshkuese, tha Karzai në kuadër të konferencës ndërkombëtare për të ardhmen e Afganistanit.

Guido Westerwelle und Angela Merkel Rede im Bundestag Afghanistan Regierungserklärung

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle merr pjesë në konferencë

Delegacione nga më shumë se 70 vende dhe organizata këshillohen këtë të martë në Kabul. Në takim marrin pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Kjo është konferenca më e madhe ndërkombëtare, që zhvillohet në vend në dekadat e fundit. Gjermania përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Guido Westerwelle, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton.

Luftëtarët talebanë duhet të dorëzojnë armët

Gjatë takimit njëditor qeveria afgane do të propozojë një program të shtrenjtë 600 milionë euro, i cili duhet të bindë luftëtarët talebanë për dorëzimin e armëve të tyre.

Afghanistan Taliban Kapitulation

Luftëtarë talibanë dorëzojnë armët

Ashtu si Karzai edhe Westerwelle angazhohet që në dokumentin përfundimtar të ceket se afganët duhet jenë në gjendje të përkujdesen vetë për sigurinë nga viti 2014. „Në vitin 2014 përgjëgjësitë në Afganistan duhet t'i kalohen qeverisë afgane. Ky është një synim i përcaktuar edhe nga vetë presidenti Karzai dhe tani bashkësia ndërkombëtare duhet të vendosë për këtë bashkarisht dhe ta përforcojë këtë edhe në konferencën e Afganistat“, tha Westerwelle. Konferenca zhvillon punimet nën masa të rrepta të sigurisë në Ministrinë e Jashtme në Kabul.

Autor: dpa/Esat Ahmet

Redaktoi: Angjelina Verbica

DW.COM

  • Data 20.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OPoN
  • Data 20.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OPoN