1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Të vdekur pas një sulmi terrorist në Burkina Faso

Pas një shkëmbimi zjarri në kryeqytetin e Burkina Fasos janë vrarë mjaft vetë. Xhihadistët kishin sulmuar me armë automatike një restorant në qytet, e ishin fshehur më pas aty.

Pas një sulmi natën ndaj restorantit Kafe Stambolli në Ouagadougou të Burkina Fasos janë vrarë sipas të dhënave zyrtare të paktën 20 vetë. Mes tyre edhe dy terroristët. Mes viktimave ndodhet edhe një qytetar turk. Mjaft vetë u plagosën.

Autoritetet njoftojnë se gjendja është nën kontroll. Të panjohur kishin sulmuar të dielën në orët e vona një restorant me armë automatike. Sipas të dhënave të dëshmitarëve tre persona kishin zbritur nga një makinë dhe kishin hapur zjarr ndaj klientëve në restorant. Sulmuesit ishin fshehur më pas në restorant dhe kishin marrë klientët peng.

Qeveria gjermane e ka dënuar aktin. Nga Ministria e Jashtme në Berlin bëhet e ditur, se kjo tregon se gjendja e sigurisë dhe stanblitetit në rajon është mjaft e rrezikuar. "Duhet të pengohet përhapja e terrorizmit në rajonin Sahel dhe Afrikën Perëndimore", thuhet në Berlin. Edhe presidenti francez e dënoi aktin duke e kategorizuar si "sulm terrorist". Franca bën të ditur se do të qëndrojë krah vendeve në rajon për të luftuar kundër grupimeve terroriste.

 

 

la/(afp, dpa)