1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Të vdekur pas një atentati vetëvrasës në Damask

Në kryeqytetin sirian, Damask sipas mediave shtetërore një atentator ka hedhur veten në erë duke shkaktuar vdekjen e një numri njerëzish përreth. Atentati u krye në qendër të Damaskut.

Në atentatin me automjet të mbushur me lëndë shpërthyese në lindje të Damaskut kanë humbur jetën të paktën 21 vetë dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë, njofton agjencia e lajmeve, AFP, që i referohet mediave vendase. Autoritetet arritën të pengonin dy atentate të tjera. Sipas informacioneve të mediave, forcat e sigurisë kishin identifikuar tre automjete të mbushura me lëndë shpërthyese.

Dy prej tyre kishin ndalur para portave të qytetit dhe u arrit të kryhej shpërthimi në mënyrë të kontrolluar. Atentatori i tretë kishte arritur të hynte në Damask dhe e hodhi veten në erë në lagjen lindore, kur u rrethua nga forcat ndjekëse. Nuk dihet kush fshihet pas atentatit në kryeqytetin sirian.

la(afp/rtre)