1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Të varfër dhe të margjinalizuar - romët në Greqi

Është e vërtetë se për romët ka para të mjaftueshme në dispozicion, por vetëm pak nga ato arrijnë vërtetë tek nevojtarët.

"Tipike, si gjithmonë" tërbohet Stelios Kalamiotis. Për romin nga Chalandria në periferi të Athinës mënyra se si raportuan mediat greke për vajzën rome Maria, të cilën prindërit e saj bullgarë me sa duket për shkak vështirësish financiare ia kishin dhënë një familjeje në Greqi, zgjuan paragjykimet e vjetra kundër romëve dhe sintive. "Engjëlli bjond", si e quajnë tabloidet greke Marian, ose është rrëmbyer ose është shitur nga prindërit e saj në Greqi, shkruanin gazetat. Madje shkruhej se e vogla ishte keqtrajtuar dhe abuzuar nga e ëma, por hetimet treguan se asgjë nuk ishte e vërtetë.

Kind in Griechenland gefunden

Maria- fëmija rom në Greqi

Një shoqatë kulturore në luftë kundër dëbimit

Kalamiotis apelon dhe ndaj drejtësisë greke, sepse ai është një prej 300 vetëve që jetojnë nga viti 1970 në mëhallën e romëve, Chalandri, në periferi të Athinës, të cilëve aktualisht u kërkohet nga autoritetet që të largohen nga shtëpitë e tyre. Arsyeja: banesat e romëve gjendet në toka pronarësh, të cilët tani kanë ngritur pretendime për t'i shfrytëzuar këto toka, ndoshta për shkak se vendi është duke fituar në vlerë dhe po kthehet në zonë të mirë për biznesin e pasurive të patundshme në Athinë.

Stelios Kalamiotis dhe romët e tjerë në mëhallë jetojnë në varfëri të skajshme dhe merren me mbledhjen dhe shitjen e mbeturinave ubane. Në Chalandri ata kanë bashkuar forcat për të krijuar një shoqatë kulturore kulturës që të mbrojnë ligjërisht veten kundër dëbimit. Kalamiotis, i cili kryeson shoqatën kulturore, dyshon në vlefshmërinë e dokuemteve të pronësisë.

Paratë nuk arrijnë tek romët

Është e vërtetë se për romët kanë para të mjaftueshme në dispozicion, por vetëm pak nga ato arrijnë vërtetë tek nevojtarët, thotë Panajotis Dimitras, kryetar i organizatës për të drejtat e njeriut Greek Helsinki Monitor. Problemet qendrore të shumë romëve grekë janë situata strehimit dhe mungesa e një edukimi të mirë për fëmijët e tyre, thotë aktivist i të drejtave të njeriut. Kjo nuk ka ndryshuar shumë as në vitet e fundit - pavarësisht nga projektet ambicioze të qeverisë dhe mbështetjes financiare nga arkat e BE-së.

Kostas Simitis

Kostas Simitis

Në vitin 1996 kryeministri i atëhershëm Kostas Simitis shpalli një program për përmirësimin e gjendjes së romëve grekë dhe deklaroi se do t'i siguronte një shtëpi çdo nevojtari dhe arsim çdo fëmije rom, thotë Dimitras. Bilanci është ndryshe. "Dhjetëra-miliona euro, përfshi dhe subvencionet e BE-së janë paguar për këtë gjë, por shumica e parave të ndihmës ka devijuar dhe është zhdukur prej korrupsionit dhe keqmenaxhimit," kritikon aktivisti i të drejtave të njeriut.

Midis varfërisë së skajshme dhe asimilimit

Në Greqi nuk ka mundur të përcaktohet as deri sot numri i saktë i romëve. Sipas vlerësimeve të mediave në Greqi ka rreth 150.000-250.000; aktivistët e të drejtave të njeriut flasin për mbi 300.000 romë. Sipas ekspertëve, një vlerësim i saktë është i vështirë për shkak se shumica e romëve grekë tani do të konsiderohen si "përshtatur në shoqëri" dhe jetojnë normalisht edhe pse bëjnë një jetë modeste, madje ndonjëherë edhe e fshehin origjinën e tyre. Por pavarësisht asimilimit në shkallë të gjerë mijëra romë ende jetojnë në lagjeve të varfëra.

Arsimi - rrugëdalje nga izolimi

Edhe pse Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka dënuar Greqinë për shkak të dy shkollave geto për romët, ato vazhdojnë të ekzistojnë. Një nga ato është në Sofades, ku për romët janë ngritur banesa luksoze. Por shkolla, ku shkojnë 500 fëmijë romë, ka mbetur ajo që është dhe ata nuk mësojnë dot gjë në këtë shkollë geto.

Edhe Stelios Kalamiotis e ka kuptuar këtë problem. "A e di pse vuajmë ne? Sepse nuk di më të lexojmë dhe të shkruajmë. Dhe kjo është arsyeja pse jemi në disavantazh" thotë me zemërim Stelios Kalamiotis, baba me pesë fëmijë.