1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Të tregosh kurajo civile apo të largohesh ?

Në Mynih një burrë ka kurajo civile - ka guximin të ndërhyjë kundër padrejtësisë në jetën e përditshme - këtë ai e pagoi me jetën. Megjithatë policia bën thirrje për kurajo civile, por duke vepruar sipas disa këshillave.

Në stacionin e tramvajit në Mynih

Në stacionin e tramvajit pas vrasjes shokuese të një biznesmeni 50 vjeçar, i cili u përpoq të mbrojë në mes të ditës në një stacion tramvaji disa fëmijë prej vjedhjes dhe dhunës së dy të rinjve.

Pas vrasjes shokuese të një biznesmeni 50 vjeçar, i cili u përpoq të mbrojë në mes të ditës në një stacion tramvaji disa fëmijë prej vjedhjes dhe dhunës së dy të rinjve, shumë njerëz shtrojnë pyetjen: si do të veproja unë në të njëjtën situatë?

Guximin për të ndërhyrë - që 50 vjeçari e pagoi me jetë - e dëshirojnë shumë, siç del nga përgjigjet e kaalimtarëve në një stacion metroje të Bonit. „Varet nga rrethanat. Parimisht unë do të ndërhyja, por ka edhe një problem, se deri në ç' masë rrezikon njeriu vetveten.“

„Po, në qoftëse do të shihja në fytyrat e njerëzve, që edhe ata janë të një mendimi me mua, atëherë unë do t' u qëndroja pranë atyre dhe do të veproja."

„Unë patjetër do të përpiqesha t' i ndaloja njerëzit që të sulmojnë dikë, por se si do ta bëja këtë nuk mund ta di saktë."

Gatishmëria për kurajo civile ekziston

Por edhe nëse nuk ndërhyet në një situatë të nxehtë, kjo ka të bëjë me mendimin që i lind kujtdo: "e ç' më duhet mua?", ose „për këtë ka të tjerë që janë përgjegjës“. Pra kemi të bëjmë thjesht me frikën, frikë e kuptueshme prej konfrontimit fizik. Por kemi të bëjmë edhe me pasigurinë, se si duhe të veprosh sa më mirë në një situatë konkrete.

Lule dhe qirinj në stacionin Solln në Mynih.

Lule dhe qirinj në stacionin Solln në Mynih.

Ndihmë pa e futur veten në rrezik

Policia do të japë pak orientim: me gjashtë rregulla bazë për të treguar kurajo civile në situata kërcënuese. Rregulla bazë, por jo receta, thekson Rainer Weber, zv/drejtor i komisariatit të "prevencionit" në policinë e Bonit: „E para: Unë ndihmoj, pa e futur veten në rrezik. Kjo është për ne mjaft e rëndësishme, askush nuk duhet të gabojë duke kryer heroizëm të panevojshëm dhe duke e futur veten në rrezik. Pra ndihmoj duke u përpjekur të sqaroj situatën.“

Kërko ndihmë tek të tjerët

Rregulli i dytë është: Të kërkosh ndihmë tek të tjerët. Në një rast të tillë duhet parë për të kontaktuar me qëllim të caktuar dhe direkt: „Nëse them, "a mund të më ndihmojë njeri," dhe përreth ka shumë njerëz, përvoja tregon, se ekziston një i ashtuquaujtur difuzion i përgjegjësisë, që do të thotë: sa më shumë njerëz, aq më shumë shpërndarje e barrës dhe e përgjegjësisë e në fund, ndoshta askush nuk ndihmon. Nëse i drejtohesh dikujt me një qëllim të caktuar dhe direkt duke i thënë: "Ju zotëri, me syze, a mund të telefonin në numrin e policisë 110' ose ‚ Ju, zonjë me pulovër të zi, a mund t' i thoni shoferit të kërkojë ndihmë"...Në një rast të tillë përgjegjësia ndahet direkt tek një person dhe mundësia që ndokush të thotë jo është e vogël."

Rregullat e tjera janë: Të vëzhgohet me kujdes veprimi, të telefonohet policia, dhe të kujdesesh për viktimën e të kesh dëshmitarë në dispozicion. Nuk duhet të arrihet deri në konfliktin fizik, thekson Weber.

Më me sovranitet veprojnë ata që kanë përjetuar një herë situata kritike, qoftë me fantazi ose duke u vënë në rol. Ndaj Reiner Weber drejton veprimtaritë stërvitore për kurajon civile në shkollat e Bonit. Krahas rregullave dhe mënyrave se si duhet të sillemi në këto stërvitje i kushtohet vëmendje edhe psikologjisë: sa agresiv dhe i rrezikshëm është vërtetë ai që kemi përballë, sa bindës dukem unë që ndërhyj? „Të ndihmosh pa e rrezikuar vetveten". Por fare pa guxuar diçka nuk mund të dëshmohet kurajo civile.

Autor : Michael Gessat / Vilma Filaj - Ballvora

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 15.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jgkt
  • Data 15.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jgkt