1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Të rinjtë luajnë shumë rol në procesin e integrimit europian

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Europës të rinj shqiptarë dhe gjermanë kanë diskutuar në Tiranë mbi sfidat e procesit të integrimit europian të vendeve ballkanike.

default

Pamje nga diskutimi i të rinjve shqiptarë dhe gjermanë në Tiranë.

Aktivistë të Junge Europaische Foderalisten - Berlin (JEF - Berlin) kanë rreth 5 vite që kanë futur në axhendën e punës se tyre kooperimin me homologët e vendeve nga rajoni i Ballkanit. Duke shfrytëzuar axhendën e aktiviteteve që zhvillohen në kuadër të Ditës së Europës, 12 prej tyre janë nisur nga Gjermania për të bërë një tur me disa ndalesa në vende të ndryshme të rajonit, si në Serbi, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi etj. Duke organizuar tryeza diskutimi dhe takime me aktorë të ndryshëm publikë dhe ekspertë të marrëdhënieve rajonale, ata fokusohen më shumë në rolin dhe ndikimin e të rinjve në shoqëri dhe sfidat e procesit të integrimit europian të vendeve ballkanike.

Grupi i të rinjve nga JEF - Berlin ka një përbërje mikse: ka nga jeta universitare, specialistë që punojnë direkt në sipërmarrje, ka nga ata që kanë eksperienca bashkëpunuese me institucionet kryesore të BE-së etj. Takimi i tyre me përfaqësuesit e JEF - Albania ishte për herë të parë, por këtë detaj nuk mund ta dalloje nga gjallëria e debatit, apo dhe nga gatishmëria për të vijuar me projekte konkrete dhe në të ardhmen.

Paragjykimet dhe sterotipet lëvizin ngadalë në opinion

Albanien EU Jugend

Markus Hurnik, drejtues i JEF-Berlin gjatë takimit në Tiranë

Markus Hurnik, drejtues i JEF - Berlin tha për DW, se qëllimi i aktiviteteve të përbashkëta është prekja e problematikës dhe vendosja e kontakteve me homologët shqiptarë, ashtu si dhe me ata nga vende të tjera të rajonit.

"Në Gjermani, por kam përshtypjen se dhe në vende të tjera të BE-së informacioni mbi Shqipërinë nuk është shumë i qartë, ndonjëherë përcillet dhe me opinione jo pozitive nga mediat apo rrjetet sociale. Paragjykimet dhe sterotipet lëvizin ngadalë në opinion. Ndaj dhe ne nisemi nga logjika e kontakteve të drejtëpërdrejta, duke nxitur udhëtime me grupe të rinjsh që ta shohin vetë realitetin. Kështu krijohet një tablo më e qartë. Sa më shumë të lëvizin njerëzit nga një vend në një tjetër aq më mirë është, forcohen lidhjet dhe bashkëpunimet në të gjitha fushat. Për BE-në dhe sfidat e saj diskutohet edhe nga vendet që janë anëtare edhe nga ato që janë aspirante. Ka dallime, por dhe mjaft çështje kanë interes të ngjashëm. Të rinjtë kanë energji dhe janë më të predispozuar për të ngritur ura të reja komunikimi, ura bashkëveprimi. Ata janë pjesa më e arsimuar dhe energjike që ndikon në pjesën tjetër të popullatës. Ja për këtë na vlejnë kontaktet direkte."

Integrimi europian nënkupton gjëra konkrete për qytetarët

Albanien EU Jugend

Vladimir Thano, kryetar i JEF-Albania, organizator i takimit në Tiranë

Nga të rinjtë shqiptarë e gjermanë në debatin e Tiranës u fol shumë për ndikimin tek vendimarrësit dhe opinionin publik për përshpejtimin e reformave integruese. Ndikimi i të rinjëve mund të jetë dhe në grupe të vogla ose në mënyrë individuale, duke ndërtuar një blog apo një dritare virtuale, duke informuar e bërë transparencë, duke ja nisur me projekte të vogla për të mbështetur shtresa të ndryshme në komunitet, për të nxitur iniciativa të shkëmbimit të ideve dhe eksperiencave ndërmjet vendeve të ndryshme etj.

"Duke biseduar me kolegët gjermanë të JEF - Berlinit vëmendja ishte më e madhe sepse e keni parasysh që i referoheshin eksperiencës së një vendi të konsoliduar demokratik dhe një zëri potencial në BE. Mënyra se si e shikojnë ata raportin e vendit të tyre me BE-në është një rast që i nevoitet vendeve tona të rajonit që kërkojmë të bëhemi anëtare. E krijon menjëherë idenë kur artikulon togfjalëshin integrim europian, që kjo nënkupton gjëra konkrete për qytetarët, për rendin shoqëror në tërësi, për ti mbajtur të fort të pavaruara institucionet. Kjo është garanci për funksionimin e demokracisë, për të luftuar korrupsionin e krimin, për konkurrencë të ndershme në ekonomi, për gjyqësor të pavarur etj. Shqipëria në këto aspekte është afër me fjalë, por shumë larg me gjëra konkrete" - tha për DW Vladimir Thano, kryetar i JEF - Albania.