1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Të paqarta shkaqet e rrëzimit të avionit me 152 pasagjerë në Pakistan

Në Pakistan është rrëzuar një avion me 152 pasagjerë i shoqërisë ajrore Air Blue. Fatkeqësia ndodhi të mërkurën (28.07) në afërsi të kryeqytetit Islamabad në një terren mjaft të vështirë.

Ekipet e emergjencës duke bërë ekzaminimet në vendin e fatkeqësisë

Ekipet e emergjencës duke bërë ekzaminimet në vendin e fatkeqësisë

Avioni i tipit Airbus A321 vinte nga Karaçi dhe u rrëzua gjatë fluturimit të uljes për në Islamabad. Përse Airbus A321 u rrëzua në malet e Islamabadit, është ende e paqartë. Gjurmët e fatkeqësisë janë megjithatë evidiente: një shtëllungë e madhe tymi mbi kryeqytetin pakistanez dëshmon për fatkeqësinë. "Kërkimi për të mbijetuarit ka tani prioritet", thotë Raheel Ahmed nga shoqëria ajrore Air Blue.

Moti i keq vështirëson pengon punën e forcave të emergjencës

Pakistan Flugzeug Absturz Air Blue

Në aeroportin e Islambadit qindra vetë janë në pritje të lajmeve. Puna e ekipeve të emergjencës po ecën me ritme të ngadalta për shkak të terrenit të vështirë, njofton Haneef Katta, zëvendësdrejtues i Mbrojtjes pakistaneze nga Katastrofat: "Terreni në vendin, ku është rrëzuar avioni është mjaft i vështirë për t' u kaluar, disa pjesë të avionit janë ende duke u djegur. Shiu dhe mjegulla pengojnë punën e forcave të shpëtimit." Moti është kaq i keq, sa helikopterët e ushtrisë, që duhej të mbështesnin punën e forcave të emergjencës, u detyruan të kthehen.

Vështirë që ndonjë pasagjer t' i ketë mbijetuar fatkeqësisë

Të afërmit e pasagjerëve duke pritur në aerportin ndërkombëtar të Islamabadit, Jinnah më 28.07.2010

Të afërmit e pasagjerëve duke pritur në aerportin ndërkombëtar të Islamabadit, Jinnah më 28.07.2010

Mbi 150 vetë ndodheshin në bordin e avionit, që vinte nga Karaçi, në kohën që u ndërpre kontakti me qendrën e sigurisë së avionëve pak minuta para uljes në Islamabad të mërkurën (28.07) në mëngjes. Kanë nisur ndërkohë spekulimet lidhur me shkaqet e fatkeqësisë. Por se çfarë ka ndodhur vërtetë, kjo pritet të mësohet vetëm, pasi të gjendet kutia e zezë, regjistruesi i avionit.

Autor: Sabina Matthay /Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 28.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OWnm
  • Data 28.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OWnm