1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Të papriturat në Iowa - Zgjedhjet paraprake në SHBA

Dy kandidatë shumë pranë njëri-tjetrit, i treti me një diferencë të vogël nga ata të dy. Janë këto rezultatet e zgjedhjeve të para presidenciale të republikanëve në SHBA.

Rezultati i zgjedhjeve paraprake në Iowa

Rezultati i zgjedhjeve paraprake në Iowa

Megjithëse shumë ftohtë, kandidatët republikanë kanë zhvilluar në Iowa fushatat paraprake zgjedhore për kandidatin e ardhshëm presidencial. Gjatë debateve të ashpra kandidatët shprehën gatishmërinë për të bërë debat edhe me vetë presidentin Barack Obama. Sfidanti i ardhshëm i Obamës duhet të dilte nga tre kandidatët rivalë: Nga një konservator si Rick Santorum, nga një i moderuar, si Mitt Romney, ose nga eksotiku si Ron Paul.

Pas numërimit gati të të gjitha votave ish guvernatori i Massachusetts-it dhe ish- senatori i Pennsylvanisë arritën rezultate të njëjta me rreth 25 për qind secili. Deputeti i Teksasit, Ron Paul u radhit në vendin e tretë. "Më pak shtet, më shumë liri për ekonominë dhe gjithnjë e më tepër fe".

Republikani Rick Santorum

Republikani Rick Santorum

Me këtë moto arriti kandati republikan Rick Santorum të rrisë pikët para së gjithash tek të djathtët e krishterë. Ai tashmë ndan të njëjtin pozicion me favoritin tjetër kandidat Mitt Romney duke pasur vetëm dhjetë vota dallim.

"Unë u kam thënë të rinjve vazhdimisht: Unë punoj për ju dhe jo anasjelltas. Ju mbani përgjegjësinë për përfaqësuesit e popullit të zgjedhur nga ju dhe po ashtu për presidentin tuaj".

Fitore jo përfundimtare

Ndërkohë kandidati tjetër republikan, Mitt Romney në fjalën e tij para ithtarëve republikanë ofroi kompetencat e tij ekonomike: "Pak para marrjes së postit të tij, Obama pati thënë në televizion se: në qoftë se ai nuk është në gjendje që ekonomisë për tre vite t'i kthejë përsëri rimëkëmbjen e saj, atëherë ai nuk do të rizgjidhej. Prandaj unë jam këtu që të zgjidh pikërisht këtë".

Republikani Rick Perry

Republikani Rick Perry

Për një fitore përfundimtare nuk bëhet fjalë ende. Ish-guvernatori nga Massachusett-i megjithatë ka festuar së bashku me simpatizantët e tij të djathtë.

Javën e ardhshme do të zgjidhet kandidati republikan në shtetin New Hampshire. Edhe Partia Demokratike po ashtu po zhvillon fushatë. Por në dallim nga republikanët kjo fushatë është thjesht një formalitet pasi Presidenti Barak Obama nuk ka ende kundërshtarë në partinë e tij për këtë post.

Por Obama përballet me një provë të vështirë për të fituar një mandat tjetër në zgjedhjet e nëntorit, sepse ekonomia e vendit ende vaun nga pasojat e recesionit të viteve 2007-2009. Zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen më 6 nëntor.

Republikani Ron Paul

Republikani Ron Paul

Autor: DPA/Bergmann/ Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Auron Dodi