1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Të panjhurat e botës së nënujshme - Vihet në funksionim roboti zhytës për hulumtimet në fund të detit

Mbi fundin e detit në thellësi ne dimë shumë më pak se sa mbi sipërfaqen e Hënës. Bbiologët marinë nga Kili konstruktuan robotin e ri zhytës: ROV Kiel 6000 për hulumtimin e florës dhe faunës së nënujshme.

default

Roboti ROV Kiel 6000

ROV Kiel 6000 quhet roboti zhytës, një aparturë në vlerën 5 milionë euro, që do të hulumtojë krahas florës dhe faunës edhe pasuritë e panjohura nëntokësore të botës së nënujshme. Të hënën (23.06) roboti u prezantua në portin e Kielit në Veri të Gjermanisë.


Një arkë metalike në formë drejtkëndëshi, e lyer me bojë të verdhë në madhësinë afërsisht sa një kamion i vogël. Vinçat e anijes së hulumtimit, Alkor, e zhysin atë me kujdes në ujrat e turbullta të potit lindor të Kielit. Pak më vonë uji gurgullon dhe shumë shpejt arka largohet prej anijes dhe prek sipërfaqen e detit. Kjo arkë është roboti zhytës më i ri dhe më modern i botës. Ai quhet ROV Kiel 6000 – emri i tij është program: 6000 metra thellë mund të zhytet ai në det për të kryer hulumtime.


„Ky është një mjet lundrues elektrik i nëndetit. Aparati është i lidhur përmes një kablli me anijen dhe drejtohet prej kësaj. Motorri peshon afërsisht 3,5 ton dhe mund të zhytet deri në 6000 metra dhe mund të fotografojë, të marrë prova dhe të kryejë eksperimente.“, thotë Colin Devey nga Instituti Leibniz për studimet e biologjisë marine. Ai është drejtues i projektit ROV Kiel 6000. Deri në 20 kamera mund të montohen në këtë robot, ndër to një kamera HDTV për cilësi të lartë të fotografisë. Në thellësinë e detit është errësirë e plotë, por sipas studjuesit Devey: „Ne kemi instaluar një mori prozhektorësh që e ndriçojnë mirë thellësinë. Ndër to ka edhe llampa si ato që përdoren në Hollivud. Ne kemi një pamje mjaft të bukur poshtë dhe mund të variojmë me dritat, në mënyrë që të nxjerrim në pah edhe tonet e ngjyrave. “

Gashydrate am Meeresgrund

Flluska metani në botën e nënujshme


Madje edhe fotografitë e provës janë mjaft joshëse: regjistrime mahnitëse të të ashtuquajturave re të zeza, është fjala këtu për çlirimin e metanit të nxehtë nga thellësia e detit që duket si shtëllungë gjigande e një vullkani në shpërthim. Roboti zhytës mund të depërtojë fare pranë, për studjuesit është shumë e rëndësishme, që të merren prova nga toka. „Më pas aktivizohen krahët hidraulikë. Njëri krah ka pesë funksione. Krahu me pesë funksione është disi më i thjeshtë. Por ka edhe një krah tjetër me shtatë funksione në anën tjetër. Kjo krijon një liri të madhe lëvizjeje, ashtu siç ka edhe njeriu me krahët e tij. Ne parimisht mund të punojmë sikur të ishim me një dorë fare normale në tabanin e detit.“


125 kg ngarkesë mund të mbajë roboti, peshë e mjaftueshme kjo për të marrë prova masive gurësh dhe të enieve të gjalla nga bota e nënujshme.


Roboti komandohet nga një kontejer në bordin e anijes. Me përqëndrim të lartë si të hipnotizuar Claus Hinz dhe kolegu i tij janë ulur përballë monitorëve. Ata janë pilotë të robotit zhytës. Ata nuk e ngasin atë, jo ata e fluturojnë atë, vetëm duke prekur në touchscreener dhe përmes Joystick-ëve.


„Para së gjithash është shumë delikat momenti i zhytjes dhe nxjerrja e robotit, kjo sepse ne arrijmë në afërsi të anijes. Nëse roboti ynë i vogël me 3,5 ton përplaset me anijen, që peshon rreth 100 ton, kjo mund të shkaktojë dëme të mëdha. Kjo kërkon një përqëndrim të lartë.


“ Nga njëra anë vitet e ardhëshme roboti do të hulumtojë florën dhe faunën e nëndetit. Nga ana tjetër ai duhet të hulumtohet edhe mbi mundësitë e zbulimit të pasurive nëntokësore, thotë Herzig, drejtor i Institutit të studimeve të gjeografisë detare, IFM-GEOMAR. „Ne duam që me robotin e ri zhytës të hulumtojmë burimet e lëndëve të para në oqeanin Paqësor dhe atë Atlantik. Këtu kemi të bëjmë me rezerva mineralesh që depozitohen në retë e zeza. Në anijet me laboratoret studimore janë kryer tashmë hulumtimet e para. Ndërsa tani synohet, që të merren provat e përcaktuara nga thellësia. Për këtë ka një projekt në ujrat territoriale të Papua Guinea e Re, ku marrim pjesë edhe ne. Ky do të jetë ndoshta vendi i parë, në të cilin do të zbulohen minerale nga nëndeti. “


Në Papua Guinea e Re, në tabanin e detit ndodhen male me minerale që përmbajnë squfur. Ato janë të pasura me metale të vlefshme si bakër, argjend dhe ar. Nxjerrja e këtyre mineraleve ia vlen. Përveç kësaj nëpër minerale jetojnë edhe lloje bakteriesh, që nuk ekzistojnë në asnjë vend tjetër në Tokë. Këto mikrobe ekzotike janë mahnistëse jo vetëm për shkencëtarët si Peter Herzig.

„Ne mendojmë, se të tilla bakterie mund të jenë me interes edhe për industrinë farmaceutike. Sepse ato janë bakterie shumë specifike. Ky është edhe një ndër objektivat e mëdha të vënies në funksionim të robotit ROV 6000.“


Biologët e marinës në Kiel e kanë vënë shumë herë në provë robotin e tyre, çka rezulton: „Fantastik. Fantastik.“, thotë Collin Devey.


Kjo vlen jo vetëm për funksionimin rutinë të tij, por edhe për reagimin në situata të jashtëzakonshme, thotë drejtuesi i projektit Devey. Gjatë procesit të zhytjes papritur u kris një nga tubat e furnizmit me naftë të robotit, e kjo ndodhi në thellësinë 3.000 metra. „Ne brenda treçerek ore dolëm në sipërfaqe dhe vendosëm aparaturën në bord. Gjithçka funksionoi si në garat e Formula 1. Pesë inxhinierë iu përveshën punës për eliminimin e defektit. Ata e çmontuan atë dhe pas një gjysmë ore ne sërish u gjendëm në ujë, dhe sërish në fund të detit. Edhe fotografitë janë unikale. Ky aparat është i qëndrueshëm dhe një pasuri për ne. “


Edhe fotografitë që ROV Kiel 6000 ka marrë në portin lindor të Kielit janë mahnistëse, ndonëse roboti i teknologjisë së lartë nuk është konceptuar për të fotografuar në gjirin e portit.

  • Data 25.06.2008
  • Autor Grotelüschen, Frank
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EQaY
  • Data 25.06.2008
  • Autor Grotelüschen, Frank
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EQaY