1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Të përfshihen serbët e Kosovës në dialog

Serbët në Kosovë duhet të përfshihen në dialogun, Prishtinë-Beograd, që zhvillohet në Bruksel, mendon Rada Trajkovic, përfaqësuese politike e serbëve të Kosovës Qëndrore. Serbët e Kosovës presin ndihmë nga Beogradi.

Deputetja e “Listës së Bashkuar Serbe në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviç.

Deputetja e “Listës së Bashkuar Serbe" në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviç.

Fshatarët e Graçanicës janë kryesisht skeptikë në lidhje me njoftimet e qeverisë së Kosovës që me datën 16 shtator do të vendosë policinë dhe doganën e Kosovës në kalimet kufitare në veri të Kosovës. Ata presin që Beogradi të parandalojë këtë veprim.

"E sinqerisht, unë nuk e di çfarë të them. Mendoj se nuk do të ketë asgjë të tillë."

"Unë mendoj se nuk do të jetë gjë. Prishtina e ka ngritur pak tensionin, që më vonë të bëjë atë, që ka shpallur të bëjë me datën 16. Që të përgatitet terreni për më vonë."

"Ekziston një lloj frike në mesin e banorëve të Kosovës Qendrore, sepse kanë frikë se në qoftë se do të ketë përsëri ndonjë trazirë, apo dhunë në veri të Kosovës do të jenë të implikuar në këtë pjesë, në jug të lumit Ibër.”

Deputetja e “Listës së Bashkuar Serbe" në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviç, konstaton se në mesin e qytetarëve të Kosovës ka tension dhe ankth: "Frika është e fortë në mesin e serbëve në enklava dhe kjo frikë është padyshim e fortë edhe te shqiptarët, që jetojnë në vende, që janë pranë kalimeve administrative me pjesën tjetër të Serbisë dhe duket se tensioni tek popullata është i madh, shumë i madh dhe për mua shqetësues."

Simboli i ndarjes - lumi Ibër në Mitrovicë.

Simboli i ndarjes - lumi Ibër në Mitrovicë.

Serbët: Dialog jotransparent në Bruksel

Rada Trajkovic vlerëson se serbët e Kosovës duhet të angazhohen urgjentisht në dialogun, që Prishtina dhe Beogradi zhvillojnë në Bruksel, në mënyrë që të stabilizojnë situatën në Kosovë.

"Mendoj se negociatat janë krejtësisht jotransparente dhe konfuze dhe se ka nevojë për pjesëmarrjen serbe në negociata. Kur them serbe, mendoj përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, duke qenë se ata janë më të shqetësuar për negociatat, më të shqetësuar për diçka, që të gjithë e parandiejnë, që Beogradi i ka lënë në baltë. Kjo mund të çojë në pasoja të pabesueshme. Unë dëgjoj nga udhëheqësit e institucionve nga Beogradi, nga zoti Goran Bogdanovic dhe gjithnjë e më shumë nga Borko Stefanovic, që flasin për të mos lejuar shtrirjen e pavarësisë së Kosovës në veri, që do të thotë se ata pranojnë pavarësinë poshtë lumit Ibër."

Trajkovic gjithashtu beson se Beogradi, duke pranuar marrëveshjen për vulat doganore, në thelb ka pranuar kornizën, brenda së cilës do të zgjidhet e gjitha, por që, ashtu si bashkësia ndërkombëtare, e ka lënë për më vonë që të zgjidhen modalitetet për mbledhjen e detyrimeve doganore.

Autor: Zulfija Jakupi / Angjelina Verbica

Redaktoi: E. Xhani