1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Të përditshmet gjermane mbi katastrofat në Birmani dhe Kinë

SZ: Një kundërthënie po zgjidhet vetë: Kina nuk mund të bllokojë ndihmën ndërkombëtare për Birmaninë e munduar kur pranon për vete ndihmë nga jashtë.

default

Zjarrfikës kinezë duke mbajtur një student që ishte zënë në gërmadhat e një shkolle.

„Westdeutsche Zeitung“ e Dyseldorfit shprehet për Kinën dhe për juntën ushtarake në Birmani:


„Edhe përvoja e vuajtjeve të veta nuk do ta shtyjë Kinën që të mbështesë rezolutën kundër juntës ushtarake në Birmani. Grindja për ndihmën humanitare do të shndërrohej në një konflikt politik dhe në këtë mënyrë me interesa të tilla pushteti, saqë do ta bënin të pamundur për një kohë të caktuar përmirësimin e gjendjes. Sigurisht, është e kuptueshme t'i urosh më mirë sot sesa nesër fundin juntës; por përballë një katastrofe natyrore të shekullit do të ishte gabim vdekjeprurës të kërkoje pikërisht tani konflikt të hapur me qeverinë.“


„Süddeutsche Zeitung“ e Mynihut vlerëson në mënyrë kritike politikën e jashtme të Kinës:


„Nuk dihet se si vepron qeveria kineze përballë problemesh të dendura, para së gjithash kur të gjitha problemet shpalosen para syve të opinionit botëror. Një tërmet nuk është arsye e mjaftueshme për revolucion, por tragjedia në provincën Sezhuan dërgon impulse të rëndësishme edhe për matësin e pulsit të qeverisë kineze. Një kundërthënie po zgjidhet vetë: Kina nuk mund të bllokojë ndihmën ndërkombëtare për Birmaninë e munduar dhe të pengojë ndërhyrjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kur pranon për vete ndihmë nga jashtë. Dhe qeveria kineze mund të mësojë, që me barazpeshim të qetë interesash arrihet më shumë sesa me nacionalizëm që shtyn në revoltë.“


„Kölner Stadt-Anzeiger“ sheh me besim tek qeveria kineze:


„Manaxhimi i vendosur i krizës tregon që pushtetmbajtësit kinezë janë shumë të aftë për të mësuar. Pas përleshjeve të përgjakshme me demonstruesit tibetianë në mars qeveria nuk do të tregojë dobësi të tjera tre muaj para hapjes së lojërave olimpike. Kuadrot kineze e dinë mirë që pushtetin mund ta ruajnë pushtetin nëse e mbajnë në lëvizje motorrin e rritjes së ekonomisë në boom si edhe vitet e kaluara dhe transferojnë më shumë prej mirëqenies së prodhuar në pjesë më të varfra të vendit. Gjithashtu ata duhet ta mbrojnë më efektshëm popullin nga pasojat e katastrofave të shumta natyrore. Pikërisht në një regjim autokratik sjellja e mirë e njerëzve varet nga ajo nëse shteti tregon përkujdesje ndaj tyre.“

  • Data 14.05.2008
  • Autor Elert Ajazaj
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DzRv
  • Data 14.05.2008
  • Autor Elert Ajazaj
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DzRv