1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Të përcjellësh të paimagjinueshem

Programi studimor "holokausti-komunikacioni dhe toleranca" në kolegjin Touro

default

Kolegji Touro në Berlin

Si mund të flasësh në përshtatje me kohën e sotme për holokaustin, vrasjen e miliona ebrejve gjatë nazismit? Si mund ta trajtosh këtë temë në ekspozita, libra dhe filma? Këto çështje trajton një program studimor master, i vetmi në Evropë. Ai quhet "holokausti-komunikacioni dhe toleranca" dhe ofrohet nga kolegji Touro në Berlin. Që prej pesë vjetësh ka nisur mësimi në universitetin privat ebreo-gjerman dhe prej fundit të 2006-ës i njohur nga shteti. Programi "holokausti-komunikacioni dhe toleranca" u iniciua nga presidenti i kolegjit Toruo, Bernard Lander. Ai ka për qëllim të transmetojë holokaustin në edukimin shkollor dhe jashtëshkollor. Ai nuk është aq i lirë, kushton 3000 euro pro simestër. Por mësimi jepet në atmosferë private. Sara Faupel ka qenë aty.



Kolegji Touro gjendet pak i fshehur në një lagje të pasur në perëndim të Berlinit. Rrethohet me një mur të trashë. Ndërtesa kryesore rrethohet me dy të vogla.


"Kjo është një shtëpi, që është ndërtuar për një familje ebreje në vitet 20-të. Ajo është shpronësuar pastaj në vitin 1933 dhe për një kohë të gjatë ka qenë selia e ministrit të Rajhut për çështjet kishtare. Pas luftës, ishte pastaj pronë e shtetit dhe para disa vjetësh këtu është vendosur kolegji Touro."

shpjegon profesori Loose, një nga docentët për programin studimor "holokausti-komunikacioni dhe toleranca". është mbrëmje dhe nga të gjithsej 120 studentët 13 janë akoma këtu.


"Mësimdhënia është shumë personale, ke shumë kohë në dispozicion me docentin, në një dhomë të vogël ke më tepër dëshirë të bësh pyetje dhe ndoshta mund të thellohesh edhe në diskutime dhe secili ka mundësinë të thotë dhe të formulojë mendimin e vet."


Guy Band është izraelit dhe deri tani i huaji i vetëm në këtë program. Kombinimi i temave i është dukur bindës, Nuk mësohen vetëm fakte për historinë e holokaustit, por edhe mënyra se si mund të përcillet kjo temë me ndryshimin e kohës dhe në përputhje me ndryshimet në pejsazhin mediatik. Profesor Loose.


"Qendrat memoriale vështrohen sot ndryshe, kur ke një klasë shkolle me një përqindje të madhe nxënësish me sfond emigracioni dhe modeli pedagogjik i viteve 60-të nuk vlen më. Ndryshimi përmes vizualizimit, teorisë së komunikacionit është diçka që duhet trajtuar intensivisht, sepse nuk është fjala për të transportuar njohuri, por sesi duhet reaguar në mënyrë adekuate ndaj ndryshimit të perceptimit dhe qëndrimit."


Kusht për t´u pranuar është interesi për temën dhe përfundimi i një shkolle të lartë. Se çfarë drejtimi nuk ka rëndësi. Deri tani programi është frekuentuar si nga politologë, teologë dhe historianë, ashtu edhe nga pedagogë, apo gazetarë. Studentja Anke Eisfeld e vlerëson shumë këtë.

"Kjo është interesantja, që këtu në kolegj ka njerëz kaq të ndryshëm me profesione dhe përvoja të ndryshme, dhe ata vijnë dhe ti mëson me to së bashku."

Pas katër simetrash mund të bësh masterin në arte. Fushat ku mund të punosh janë të ndryshme. Punë në muze apo qëndra memoriale, në edukimin politik, në media, apo si pedagog. Se sa e madhe është mundësia të gjesh punë me një diplomë të tillë, mund të spekullohet. Sepse akoma nuk kanë dalë të diplomuarit e parë.

"Unë do të kisha qejf të punoja në fushën e gazetarisë, për të përçuar dituritë në kontekstin e holokaustit dhe kjo në një mënyrë interesante."

Gjermania sidomos Berlini është një vend i mirë për lidhur kontakte, mendon Guy Band.

"Ka shumë shembuj, ndoshta me shumë se në vende të tjera se si mund ta trajtosh holokaustin. Mund të bësh praktikë në vende të ndryshme për këtë temë dhe kjo më duket diçka shumë e mirë."


  • Data 23.10.2008
  • Autor Sarah Faupel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ffds
  • Data 23.10.2008
  • Autor Sarah Faupel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ffds