1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Të ndërpritet kalimi i pishtarit apo jo ?

Për politikë dhe gjithnjë më pak për sport u bë fjalë në sesionin e komitetit ndërkombëtar olimpik të mërkurën në Pekin. Sepse kalimi i pishtarit olimpik po kthehet në katastrofë.

International Olympic Comittee, IOC, Presidenti Jacques Rogge

International Olympic Comittee, IOC, Presidenti Jacques Rogge

Dhe megjithëse komitetet kombëtare olimpike e kanë refuzuar bojkotin politikanët nuk e lënë rehat këtë temë.

Prej orësh para fillimit të seancës reporterët presin Zhak Roggen para sallës plenare. Presidenti i komitetit ndërkombëtar olimpik shfaqet si një burrë shteti, por shprehet me shumë kursim para gazetarëve. "Më falni, konferencën e shtypit e jap të premten rreth orës gjashtë pasdite. Më parë nuk do të jap ndonjë deklaratë."

Kampioni gjerman Guido Kratschmer ndjek më 25.07.1980 lojrat olimpike verore në Moskë. Gjermani bojkotoi lojrat për shkak të marrshimit rus në Afganistan

Kampioni gjerman Guido Kratschmer ndjek më 25.07.1980 lojrat olimpike verore në Moskë. Gjermani bojkotoi lojrat për shkak të marrshimit rus në Afganistan

Deri tani ka patur përgjigje të shkurtëra, evazive. Kjo linjë bëri që të martën në mbrëmje të dilnin lajme të rreme. Agjensia e lajmeve AP shkruante, Rogge mendon ta ndërpresë pjesën ndërkombëtare të kalimit të pishtarit olimpik. Disa orë më vonë Rogge e demantoi këtë në televizionin francez me fjalët: Lajmi për ndërprerjen është vetëm thashethem dhe i rremë. Të nesërmen me 9.4 shefi i shtypit i IOC-së Kevan Gosper bëri të qartë se: "Mendoj se kalimi i pishtarit duhet të vazhdojë. Dhe nqs njerëzit duan të demonstrojnë në mënyrë paqësore, atëherë është në rregull. Ne jemi kundër ndërprerjeve të dhunshme dhe kështu duhet të mendojë secili."

Tifoza në Los Angeles Memorial Coliseum 5 gusht, 1984 - Bojkotimi i lojrave olipmike të verës

Tifoza në Los Angeles Memorial Coliseum 5 gusht, 1984 - Bojkotimi i lojrave olipmike të verës

Një anëtar i IOC-së është legjenda e kercimit me shkop Sergej Bubka nga Ukraina. Ai mendon se do të ketë protesta të reja kundër politikës së Kinës në Tibet, edhe në San Francisco: "Mendoj se po. Njerëzit zgjedhin rrugën e gabuar me protestën e tyre. Ata luftojnë organizatën, që bën shumë për ndryshimet në botë. Edhe për ndryshimin në të mirë në këtë vend. Unë e kam ndjekur këtë për shtatë vjet. Isha anëtar i komisionit, kur iu dhanë lojërat olimpike Pekinit dhe jam një ndër të ngarkuarit e IOC-së për Pekinin. Unë jam shpesh këtu dhe shoh. Trendi për ndryshimin në këtë vend nuk ka marrë fund."

Një tjetër temë e diskutueshme për Sergej Bubkën janë kërkesat, që nuk duan të marrin fund për bojkotimin e lojërave në Pekin.

"Unë si atlet jam viktimë e bojkotit të 1984. Atëherë ishin lojërat e para për mua dhe unë kisha punuar aq vite për ëndrrën time për fitoren në olimpiadë. Isha në vitet më të mira të karrierës sime. Endrra ime u shua nga vendimi politik."

Edhe zvpresidenti i IOC-së Thomas Bach është viktimë e bojkotit. Mjeshtri gjerman i skermës, fitues olimpik i vitit 1976, ishte zëdhënës katër vjet më vonë, kur Gjermania bojkotoi Moskën: "Natyrisht situata në shumë pika është e ngjashme. Megjithatë kemi një kthesë në të mirë, qö pjesömarrösit e kanë kuptuar gjithnjö e mö shumö, që bojkotet janë të pasuksesshme - ndryshe nga viti 1980. Prandaj nuk i kuptoj thirrjet, që përpiqen gjithnjë të mbajnë të hapur si mundësi bojkotin në sport."

  • Data 10.04.2008
  • Autor Astrid Freyeisen
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DfU4
  • Data 10.04.2008
  • Autor Astrid Freyeisen
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DfU4