1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Të mos humbasim unitetin: Papa vazhdon vizitën në Gjermani

Në Erfurt Papa nderoi rezistencën e besimtarëve katolikë në RDGJ. Ndërsa të premten 90 mijë besimtarë e pritën Papën në një aktivitet fetar në Tyringen.

Papa vizitoi Erfurtin

Papa vizitoi Erfurtin

Papa Benedikti XVI vazhdon vizitën në Gjermani. Të shtunën ai mban meshën në Erfurt, ku priten 30.000 besimtarë. Papa nderoi rezistencën e besimtarëve në RDGJ. Të premten ai është takuar me viktima të keqtrajtuar seksualisht nga punonjës të kishës. Në seminarin e priftërinjve në Erfurt, kreu u kishës u tregua i prekur nga nevoja e viktimave. Benedikti siguroi se kisha do të merret me përpunimin e veprave abuzive.

Vizita e Papës Benedikti i XVI në Erfurt ishte shprehje e dëshirës së kishave asaj katolike dhe protestante për afrimin ekumenik. Fakti që Papa kishte zgjedhur si vend takimi me përfaqësuesit e kishës protestante gjermane manastirin e urdhërit augustinian në Erfurt, ku ka vepruar reformatori protestant, Martin Luteri, fillimisht si murg katolik, vë në pah synimin e këtij takimi. Papa u bëri thirrje kishave që të japin një dëshmi të besimit të përbashkët në një shoqëri gjithnjë e më sekulariste dhe të punojnë për mbrojtjen e dinjitetit të njeriut. Kjo, tha Papa, është detyra më e rëndësishme ekumenike.

"Prandaj në një takim ekumenik nuk duhet vetëm të ankohemi për ndarjet dhe dallimet, por të falenderojmë Zotin, për atë, që na ka mbajtur në unitet, të cilin na e dhuron përditë dhe kjo mirënjohje duhet të jetë njëkohësisht gatishmëri për të mos e humbur këtë unitet", tha Papa.

Jo përparim i shpejtë në çështjet e ekumenizmit

Kryetari i Këshillit të Kishës Evangjeliste në Gjermani, Nikolaus Schneider, tha pas takimit:

"Ky ishte një nderim, që u shpreh shumë qartë dhe që vuri fort në dukje frymën ekumenike."

Papa duke shkruar në Librin e Artë të Erfurtit

Papa duke shkruar në Librin e Artë të Erfurtit

Por megjithatë Papa uli shpresat për një përparim të shpejtë në çështjet e ekumenizmit. Kryetari i Këshillit të Kishës Evangjeliste në Gjermani, Nikolaus Schneider, inkurajoi nga ana e tij kishën katolike që të bëjë hapa konkretë në lidhje me martesat ndërkonfesionale, si dhe për komunionin e përbashkët. Kjo ishte e para meshë e një Pape në një ndërtesë kishtare protestante në Gjermani. Në të morën pjesë edhe presidenti Christian Wulff dhe kancelarja Angela Merkel.

Autor: dpa/ Angjelina Verbica

Redaktoi: Auron Dodi