1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Të mbështetet ndërtimi i policisë dhe drejtësisë - Konferencë ndërkombëtare për Palestinën në Berlin

Hapi i ardhshëm për pregatitjen e një zgjidhjeve me dy shtete për palestinezët dhe izraelitët do të hidhet sot (24.6.) në Berlin. Delegacionet nga 41 shtete i janë përgjigjur një ftese të ministrit të jashtëm gjerman.

default

Qëllimi është krijimi i një baze shtetërore funksionale në bashkëpunim me palestinezët si dhe forcimi i policisë dhe drejtësisë sipas kritereve të shtetit ligjor. Në "Konferencën për mbështetjen e sigurisë civile dhe shtetit ligjor palestinez" priten ndër të tjerë kryeministri palestinez Fajad, ministrja izraelite e punëve të jashtme Livni si dhe ministrja e jashtme e SHBA Rajs.


Në qendër të konferencës së Berlinit është ngritja e policisë dhe drejtësisë palestineze. Me para dhe ndihmë praktike në stërvitjen e policëve dhe gjykatësve bashkësia ndërkombëtare synon t'u vijë në ndihmë palestinezëve. Ministri gjerman i punëve të jashtme Frank-Valter Shtajnmajer e konsideron të arritshme zgjidhjen me dy shtete, pra krijimin e një shteti palestinez krahas atij izraelit. Konferenca në ministrinë e jashtme gjermane ku do të marrin pjesë politikanë të lartë synon të japë kontributin e saj: "Aktualisht kemi një dinamikë të re. Nuk është fjala vetëm për bisedimet për paqe dhe stabilitet që u iniciuan në konferencën e Anapolisit por njëkohësisht kemi edhe bisedime indirekte mes Izraelit dhe Sirisë. Kemi tani një armëpushim mes Izraelit dhe Rripit të Gazës dhe mendoj se kemi një arsye të mirë që pa u vërbuar nga optimizmi naiv të mbështesim zhvillimin pozitiv të javëve të fundit" - u shpreh Shtajnmajer.


Pa institucione funksionuese nuk mund të ketë ketë as shtet funksionues, thotë Shtajnmajer, i cili do të hapë konferencën bashkë me kancelaren gjermane Angela Merkel. Meqënëse palestinezët nuk kanë ende shtetin e tyre Shtajmajer duhet t'i përgjigjet pyetjes nëse këtu po hidhet hapi i dytë përpara të parit:


"Puna e vërtetë duhet të kryhet nga vetë palët në konflikt. Por Gjermania, vendet anëtare të BE-së dhe vetë Bashkimi Europian mund të përmirësojnë kornizën në të cilën punohet dhe të mbështesin kështu drejtuesit e negociatave nga të dyja palët, Izraeli dhe Palestina."


Por negociatat ecin me ritme shumë të ngadalta, temë kjo me të cilën do të merret në konferencë kuarteti për Lindjen e Afërme.


Konferenca në Berlin synon të forcojë pushtetin e dobët qëndror. Kryeministri palestinez Salam Fajad në fjalën e tij do të paraqesë përfytyrimet e autoritetit autonom palestinez në Jordanin Perëndimor për ngritjen e policisë dhe drejtësisë. Qysh tani konsulentë nga Bashkimi Europian po u vijnë në ndihmë palestinezëvve por asistenca do të shtohet. Edhe në pajisjen dhe ndërtesat e policisë dhe drejtësisë do të ndihmohet me mjete financiare. Objektivi i qeverisë gjermane është i dyfishtë: më shumë siguri në krahinat palestineze do të thotë më shumë siguri për Izraelin.

  • Data 24.06.2008
  • Autor Werkhäuser, Nina (DW Berlin)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EPkI
  • Data 24.06.2008
  • Autor Werkhäuser, Nina (DW Berlin)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EPkI