1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Të martën edhe një përpjekje për zgjedhjen e presidentit të ri libanez

E teta e vërteta - Vëzhguesit kanë shpresa se përfaqësuesit e krahëve anti- dhe pro-sirian do të bien të martën dakord.

default

Libani në pritje të presidentit të ri

Libani nuk ka ende president. Ende pritet që partitë e përçara të bien darkord për emrin e presidentit të ri të vendit. Pas shtatë raundesh të pasuksesshme këtë të martë pritet që të zgjidhet kreu i ri i shtetit. Njoftimi që bëri të premten zëdhënësi i kryetarit të parlamentit libanez, Nabih Berri, ishte i shkurtër dhe i qartë: "Presidenti i parlamentit ka vendosur që seanca e sotme të shtyhet për ditën e martë, 11 dhjetor, në orën 12:00.“ Në këtë mënyrë deputetët në Bejrut u kthyen edhe njëherë në shtëpi. Për të shtatën herë me radhë nuk u arrit që të zgjidhet kreu i ri i shtetit apo të paktën të plotësohen parakushtet për zgjedhjen e tij. Që prej 24 nëntorit Libani ka mbetur pa president.

Në të vërtetë të premten gjithçka filloi mirë. Në sallë kishte aq shumë parlamentarë sa asnjëherë më parë në gjashtë përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit. Kështu që ishte ishte arritur kuorumi i nevojshëm për marrjen e një vendimi. Kampet e armiqësuara politike kishin rënë dakord që në seancën e të premtes të votohej për një ndryshim në kushtetutë.

Libanon Armeechef Michel Suleiman

Kandidati për president, Michel Suleiman

Ky ndryshim është i nevojshëm për të sjellë në post kandidatin e përbashkët, shefin e ushtrisë, Mishel Sylejman (Michel Syleiman). Si zyrtar i lartë i shetit ai mund të zgjidhet president i vendit vetëm dy vjet pasi të ketë pushuar së ushtruari profesionin e vet. Si pala anti- ashtu dhe ajo pro-siriane kanë theksuar se janë shumë të interesuara që si president i ri i Libanit të zgjidhet Mishel Sylejmani.
Se çka nuk shkoi mirë të premten në Bejrut mbeti e paqartë. Politologë si Timor Gocksel i kishin parashikuar këto zhvillime negative. "Nuk mund ta përfytyroj se si mund të arrihet një kompromis i shpejtë, kur dihen vendimet e komplikuara dhe të vështira që duhet të merren. Kjo është një çështje e dhënies dhe marrjes. Në Liban ne nuk japim asgjë, ne duan vetëm të marrim. E tillë është politika këtu. Besoj që politikanët kanë edne një rrugë të gjatë para vetes." - theksoi Gocksel.
Vëzhgues të tjerë shohin në këtë vendim edhe elemente pozitive. Fakti që mbledhja e parlamentit është shtyrë disa ditë dhe jo një javë si më herët është një shenjë e afrimit mes kampeve politike. Në fakt përfaqësues të qeverisë dhe të opozitës gjatë ditëve të kaluara kanë zhvilluar negociata deri në orët e vona të mbrëmjes. Nën ndërmjetësimin e ministrit të jashtëm francez Bernard Kushner (Bernard Kouchner) mendohet se do të arrihet një kompromis.
Një problem siç duket janë dallimet në pikëpamje që ekzistojnë brenda vet dy grupeve për mënyrën se si duhet vepruar më tej. Sidoqoftë të martën do të dihet nëse libanezët do të bëhen me një president të ri.




  • Data 11.12.2007
  • Autor Kaminski, Jörg / Amman (ARD)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CZou
  • Data 11.12.2007
  • Autor Kaminski, Jörg / Amman (ARD)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CZou