1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Të luftohet krimi nga rrënjët

Kriminaliteti shkakton dëme të mëdha materiale dhe shpirtërore. Në Frankfurt ekspertët kërkojnë rrugë për parandalimin e tij. Kongresi i 20-të për luftën kundër krimit zhvillohet sivjet nën moton: parandalimi ia vlen.

Çdo shoqëri vuan prej kriminalitetit. Edhe në Gjermani statistikat flasin shumë: gjashtë milionë krime janë njoftuar në vitin 2014 në Gjermani, ndër to 2000 vrasje dhe dhe gati dy milionë e gjysmë vjedhje. Përgjigja klasike ndaj krimit është represioni, proceset penale dhe burgu. Por qysh prej 20 vjetësh kongresi gjerman për parandalimin e krimit është në kërkim të rrugëve të tjera. Ky kongres shtron pyetjen, se si mund të parandalohet që njerëzit të mos bien viktimë e krimit. Si mund të parandalohet, që njerëzit të mos devijojnë në rrugën e krimit dhe të bëhen autorë të krimit.

Në kongresin gjerman për parandalimin e krimit në Frankfurt për dy ditë me radhë diskutohen përgjigjet ndaj këtyre çështjeve. Një sërë nismash rreth 200 syresh paraqesin ide të shumta, se si mund të parandalohet kriminaliteti. Këto ide janë konretizuar në projekte si Boxcamp në lagjen Gallus në Frakfurt, ku të rinjtë stërviten që t'u rikthehet besimi tek vetja dhe të kenë objektiva të qarta. Një tjetër projekt është grupi teatror, që trajton problemin e parandalimit të vesit. Në një tjetër projekt pronarët e shtëpive stërviten se si të sigurojnë shtëpinë kundër hajdutëve. Nismat përqendrohen edhe në fushën e sportit si p.sh. Federata Olimpike e Sportit, përfaqësohet me një sërë projektesh si: për Fair Play dhe kundër dopingut, kundër racizmit e diskriminimit, për mbrojtjen ndaj ngacmimit seksuale dhe dhunës kundër fëmijëve.

Parandalimi ia vlen

Mbi 3000 vizitorë nga më shumë se 40 vende kanë ardhur në Frankfurt. Në rreth 200 veprimtari në këtë kuadër ata mund të informohen mbi tendencat e reja të prandalimit. Në të ashtuquajturin Annual International Forum prezantohen edhe nismat ndërkombëtare për parandalimin e kriminilatietit. Nga fillimet modeste në vitet 1995 me rreth 200 pjesëmarrës kongresi i parandalimit të krimit sot është zhvilluar në një ndër kongreset më të mëdha në mbarë Europën. Erich Marks është drejtor ekzekutiv i kongresit. Me rastin e jubileut të 20 vjetorit, thekson ai në ontervistë për DW, është e rëndësishme, që "ne të kemi një pasqyrë të qartë të gamës së parandalimit. Eshtë po ashtu e rëndësishme, që ne të kemi në qendër temën e ekonomisë. Shtrohet pyetja: a ia vlen parandalimi? Si dhe çfarë duhet të bëjmë, në mënyrë që kjo t'ia vlejë?"

Kjo çështje është objekt i kongresit. Ekonominë e parandalimit të kriminalitetit e ka hulumtuar studiuesi i shkencave ekonomike në Hanover Stephan Thomsen. Një ekspertizë prej 83 faqesh e drejtorit të Institutit të Saksonisë së Ulët për Studimet Ekonomike shërben si pikënisje e debatit. Lënda është delikate, thekson në bisedë për DW Thomsen: "Vështirësia kryesore qendron në përcaktimin e kostove të parandalimit. Si edhe në përcaktimin e kostove të kriminalitetit. Ne mund të përpilojmë deri në një farë mase kostot e dëmit material të veprave penale. Por shumë e vështirë është, të përcaktosh kostot imateriale si vuajtjet psiqike dhe pasojat, që shkaktohen prej frikës edhe ndaj të tretëve."

Bankë jo e plotë të dhënash

Gjermania, sipas Thomsen, është prapa sa i përket përpilimit statistikor të kriminalitetit dhe pasojave të tij. Por ndërkohë ekziston një bankë e gjerë të dhënash si dhe ka qasje metodologjike. Ndaj ato vetëm duhet të aplikohen në Gjermani. Thomsen është i bindur, se parandalimi është një investim, që ia vlen për shoqërinë. Ekonomisti i referohet për këtë ndër të tjera edhe një studimi në SHBA, prej nga rezulton, se për çdo dollar të investuar për arsimimin e hershëm në fëmijëri tek familjet e varfra, shoqëria ka pasur një përfitim prej 16 dollarësh. Vetëm për kufizimin e kriminalitetit konsumohen njëmbëdhjetë dollarë prej kësaj shume.