1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Të lejohet punësimi i shtetasve nga vendet që nuk janë anëtarë të BE-së

Në kuadër të luftës kundër mungesës së forcave të specializuara të punës në Gjermani një grup ekspertësh i rangut të lartë po kërkon një reformë rrënjësore të politikës së imigrimit.

Imazh simbolik

Imazh simbolik

Sipas informacioneve të gazetave të grupit mediatik WAZ me qendër në Essen (të mërkurën) kjo instancë propozon heqjen e ndalimit të marrjes në punë të shtetasve nga vende joanëtare të Bashkimit Evropian dhe kërkimin me qëllim të forcave të specializuara.

"Grupi i rangut të lartë i konsensusit për nevojat për forca të specializuara dhe imigrim" nën drejtimin e ish-ministrit të Mbrojtjes Peter Struck (SPD) dhe të ish-ministrit të Integrimit të landit Renani Veriore / Vestfali, Armin Laschet (CDU), i paraqiti propozimet e veta sot (e mërkurë, 30.11.) në Berlin. Komisioni u krijua në pranverë me propozim të konsorciumit të përbërë nga pesë fondacione të mëdha. Propozimi i tij për reformën mendohet se gëzon mbështetjen e shumicës, si në dhomën e ulët, edhe në atë të lartë të parlamentit gjerman.

Migrantët në Gjermani

Migrantët në Gjermani

Në lidhje me këtë drejtuesi i komisionit, socialdemokrati Peter Struck: "Mendësia duhet të ndryshojë dhe natyrisht në këtë kuadër ajo, që po diskutohet në lidhje me situatën e nazistëve në Gjermani, nuk ndihmon aspak, ajo më shumë është frikësuese. Ne duam të tërheqim forca të specializuara nga jashtë dhe tani për tani këtu kemi nazistë, të cilët vrasin njerëz. Kjo është e tmerrshme."

Ndërsa drejtuesi tjetër i komisionit, demokristiani Armin Laschet, shprehet: "Ne propozojmë ndryshim e sistemit. Duhet thënë, parimisht, kush nuk hyn në sistemet sociale, po është këtu forcë e specializuar, ai duhet ta ketë të lehtë. Më pas do të përcaktohen kriteret, në kuadër të të cilave ai mund të vijë; ky do të ishte një ndryshim në sistematikën ligjore."

Autor: ZDF/ Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama