1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Fakte mbi Gjermaninë

Të kuq, të zi, të verdhë, të gjelbër dhe vishnje – Spektër shumëngjyrësh partish në Gjermani

Nga Konrad Adenauer tek Helmut Kohl dhe Angela Merkel- Unioni Kristian-Demokrat (CDU) në aleancë me simotrën bavareze, Unionin Kristian- Social (CSU) ka nxjerrë në periudhën e pasluftës numrin më të madh të kancelarëve

default

Symbolbild Koalition SPD CDU Pokerhand

Në periudhën e pasluftës ata i gjetën idhtarët kryesisht tek zgjedhësit e partisë së qendrës, që ishin me karakter katolik. Ngjyra e tyre është e zezë, ç’ka nuk duhet kutpuar si pesimizëm. „Kristiane“ quhen të dyja partitë në emrin e tyre dhe në spektrin partiak shihen si „koservator“.

Deputetët e CDU / CSU takohen në Berlin, 2003

Deputetët e CDU / CSU takohen në Berlin, 2003

Konservator dhe me ngjyrë të zezë

Tradicionalisht ata janë për ideale që bazohen tek kristianizmi. Megjithatë duke qenë parti popullore, të dy partitë kërkojnë të gjejnë konsenus sa më të gjerë në popull. Si partnerë koalicioni partite e Unionit kanë pas preferuar deri tani Partinë Liberale Demokratike (FDP). Për hir të nevojës ata marrin pjesë edhe në „koalicione të mëdha“ me Partinë Socialdemokratike (SPD) të Gjermanisë. Në nivel federal kjo ka ndodhur dy herë, një herë në fund të viteve 60-të dhe një herë tani, në fund të vitit 2005.

Flamuri i Socialdemokratëve në selinë e Partisë në Berlin

Flamuri i Socialdemokratëve në selinë e Partisë në Berlin


Socialdemokratik dhe me ngjyrë të kuqe

Ndërkohë fjalën në Federatë e ka marrë herë pas here edhe Partia Socialdemokrate, SPD. Për socialdemokratët kanë qeverisur kancelarët Villi Brandt, Helmut Schmidt ose së fundi Gerhard Shrëder. Ngjyra e kuqe e flamurit të tyre tregon për rrënjët e partisë që ndodhen në lëvizjet punëtore në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të. SPD ka ekzistuar me këtë emër që në kohën e Republikës së Vajmarit. Por, ashtu si parti të tjera ajo u nxorr jashtë ligjit prej nacionalsocialistëve, shumë anëtarë të saj përfunduan në kampet e përqëndrimit. Pas luftës grindjet ideologjike rënduan Partinë. Në Programin e saj që quhet „Programi i Godesbergut“, Partia Socialdemokrate SPD vendosi në vitin 1959 të kthehej ideologjikisht dhe në përmbajtje nga një parti socialiste punëtore në një parti socialdemokrate, në parti popullore duke u bërë kështu parti e zgjedhur nga edhe më shumë qytetarë. Sot, Partia Socialdemokrate është partia e dytë popullore në Gjermani, parti që lufton për idetë sociale dhe të drejtat e punonjësve.

Kryetarët e Aleanca 90/Të gjelblërit, Klaudia Roth dhe Reinhard Buetikofer

Kryetarët e Aleanca 90/Të gjelblërit, Klaudia Roth dhe Reinhard Buetikofer

Të gjelbërit – më shumë se vetëm ekologjik

Deri nga mesi i viteve 1980-të për socialdemokratët kishte vetëm dy mundësi krijimi koalicioni, me Partinë Liberale Demokratike FDP, ose si në vitet gjashtëdhjetë „koalicion të madh“ me partitë e Unionit. Në vijim të viteve 80-të në skenën politike u shfaq një partner i ri koalicioni: Të gjelbërit. Rrënjët e tyre Të gjelblrit i kanë në lëvizjet paqësore të viteve 1970-të, por edhe në lëvizjet feministe dhe nismat qytetare.

Ata luftojnë po ashtu për mbrojtjen e ambientit dhe barazinë gjinore. Hap pas hapi u krijuan me kujdes koalicionet e para në nivel lokal dhe në nivel landesh, deri sa në fund E kuqja dhe Të gjelbërit, mbërritën edhe në nivel federal nën kancelarin e atëhershëm Gerhard Shrëder. Krah këtij koalicioni, janë praktikuar edhe koalicione të Të zinjve dhe Të gjelbërve në nivel lokal dhe në nivel landesh.

Hija e kryetarit të liberakëve Guido Westerwelle, në një fushatë zgjedhjesh në Hamburg

Hija e kryetarit të liberalëve Guido Westerwelle, në një fushatë zgjedhjesh në Hamburg


Të gjelbërit ja kalojnë Të verdhëve


Partia Liberale Demokratike (FDP), e cila shfaqet gjithnjë me ngjyrën e verdhë në spektrin e ngjyrave, e ka humbur aktualisht pozicionin e saj si gur i vetëm që rëndon herë nga Partitë e Unionit Kristian dhe herë nga Socialdemokratët. Deri në mes të viteve 1990-të, më pas jo, kjo parti ka marrë pjesë si partnere në të gjitha qeveritë federale. Ata e gjejnë veten në traditën e liberalizmit në Gjermani dhe refuzojnë ndërhyrjen shumë të madhe të shtetit në biznese.

Logo e Të majtëve në një çantë

Logo e Të majtëve në një çantë


Të kuqtë – Të kuqtë – për shumë socialdemokratë edhe një e kuqe tjetër


Në Berlin ekziston prej disa vitesh një koalicion i të Të kuqve me Të kuqtë, të përbërë nga socialdemokratët dhe Partinë e Majtë. Partia e Majtë është duke u forcuar prej vitesh me më shumë zgjedhës që afrohen me të pasi janë larguar nga socialdemokratët. Nga ana tjetër tek socialdemokratët zhvillohen diskutime të ashpra brendapartiake, se si duhet të sillen socialdemokratët ndaj Të majtëve.

Por partitë e etabluara kanë disa probleme me Partinë e Majtë. Ato kanë të bëjnë me historinë e lindjes së saj, rrënjët e saj ndodhen në ish Partinë e Bashkuar Socialiste (SED) të RDGJ, Gjermanisë lindore. Anëtarët e saj krijuan fillimisht pas ribashkimit të Gjermanive, Partinë e Socializmit Demokratik (PDS). Kjo parti akuzohet të ketë pasur afërsi ideologjike dhe personeli me ish regjimin e Shtazit.

Krahu perëndimor i partisë është një grupim i ri i dalë nga socialdemokratët SPD: Alternativa Zgjedhore për Drejtësi Sociale (WASG). Partia e Socializmit Demokratik dhe WASG i janë bashkuar ndërkohë Partisë së Majtë, e cila kritikon gjendjen e keqe sociale dhe e sheh veten si përfaqësuese e „njerëzve të vegjël“. Të majtët përpiqet të fitojnë pikë dhe pacifizmin radikal.

Pjesëmarrës të një takimi të ekstremistëve të djathtë në Frankfurt

Pjesëmarrës të një takimi të ekstremistëve të djathtë në Frankfurt


Ekstremizmi i djathtë në rivierën partiake gjermane

Shqetësim ka krijuar gjithnjë suksesi i ekstremistëve të djathtë. Mes tyre flitet kryesisht për Partinë Nacionaldemokratike (NDP) të Gjermanisë, e cila arriti në vitet 1960-të të kapërcente kufirin minimal të pesë përqindshin dhe të zinte vende në disa parlamente të landeve. Aktualisht nacionaldemokratët kanë vend në parlamentin e landit të Saksonisë dhe shkaktojnë atje skandale. Procesi i nxjerrjes nga ligji të kësaj partie u pezullua për shkak të gabimeve në hetime, dhe për ndalimin e kësaj partie është duke u menduar ende.


WWW Linke

  • Data 15.02.2010
  • Autor Klaus Dahmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E90H
  • Data 15.02.2010
  • Autor Klaus Dahmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E90H